PRISHTINE - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ftuar të gjithë kandidatët për deputetë të listës së Aleancës, mbështetësit e tyre, veprimtarët dhe strukturat e Aleancës, që t’i respektojnë në përpikmëri normat zgjedhore, respektivisht Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit në Kosovë.

“Kandidatët për deputetë dhe strukturat e AAK-së duhet të sillen konform Kodit të Mirësjelljes të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Nenit 31, 32, 33 dhe 34, si dhe Rregullores së PZAP, Nr 01/2012”, porositi Haradinaj.

Kryetari Haradinaj ka ftuar të gjithë kandidatët e AAK-së dhe strukturat tjera të partisë, që të sillen konform këtyre rregullave zgjedhore./Kosovapress/

Redaksia Online