Lideri i Al Kaedas në Siri, Sheikh Abu Sulaiman Al Masri është vrarë, raportojnë mediet lokale. Imazhet e kreut të Al-Nustra, xhihadistëve suni që luftojnë kundër forcave qeveritare siriane janë publikuar online.
 
Në imazhet e publikuar shihet plaga që ai ka marrë në kokë. Besohet se Al Mastri është vrarë në shtunën në mëngjes në Aleppo.
 
Nuk dihen rrethanat e vrasjes së tij, por ka pasur një operacion shkatërrues ndaj grupit.

siri
 (Në foto: trupi i Sheikh Abu Sulaiman Al Masri)

Lajmi për vrasjen e tij vjen në një kohë kur trupat siriane të mbështetura nga Rusia me sulme ajrore, për të marrë kontrollin e zonave rreth kryeqytetit.
 
Që prej mesit të vitit 2012, gjysma e Aleppo-s kontrollohet nga forcat qeveritare që kontrollojnë pjesën perëndimore dhe gjysma nga forcat rebele që kanë nën zotërim pjesën lindore.

Sheikh Abu Sulaiman Al Masri
(Në foto: Sheikh Abu Sulaiman Al Masri)

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)