TIRANE - Mbledhja e Komisionit të Medias ku do të përzgjidheshin katër kandidatët për postin e kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive, nga 7 që konkurojnë për këtë post nuk është zhvilluar për mungesë kuorumi. Në mbledhjen e sotme po të zhvillohej, do të përjashtoheshin 3 konkurrentë.
Nënkryetari i Komisionit, deputeti socialist Alfred Peza, i cili ka drejtuar mbledhjet që pas bojkotit të Partisë Demokratike, tha se procedura për zgjedhjen e kreut të ri të AMA-s do përmbyllet javën e ardhshme në mënyrë që të enjten të kalojë në Parlament.
Sipas procedurave të miratuara më parë, nga 4 kandidatët që do të mbeten në garë, opozita ka të drejtë të heqë dy emra, ndërsa mazhoranca do të dërgojë në Kuvend dy kandidatët e saj nga i cili do të zgjidhet kreu i ri i këtij autoriteti.
Për këtë post konkurrojnë:
Gentian Sala (jurist)
Gentian Skënderaj (ekonomist)
Anila Basha (gazetare)
Zylyftar Bregu (gazetar)
Raif Gorana (ekonomist)
En Muçi (ekonomi, biznes)
Bers Hado (jurist)
Mazhoranca i ka bërë disa herë apel deputetëve demokratë që të bëhen pjesë e procesit për zgjedhjen e kreut të AMA-s, por deri më tani opozita nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com