Kreu i AMA-s te "Media", opozita:
Ordiner, ty të nxjerrësh prej leckash
Raportimi i kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive për punën e këtij institucioni përgjatë vitit 2014 nuk ka kaluar pa debate në Komisionin parlamentar të Medias. Deputetët e opozitës shpërfillën rendin e ditës duke kaluar në akuza personale kundrejt kreut të AMA-s Gentjan Sala.
TIRANE - Raportimi i kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive për punën e këtij institucioni përgjatë vitit 2014 nuk ka kaluar pa debate në Komisionin parlamentar të Medias. Deputetët e opozitës shpërfillën rendin e ditës duke kaluar në akuza personale kundrejt kreut të AMA-s Gentjan Sala. Pasi mbledhja eshte ndezur nga debatet, opozita braktisi komisionin.
Ja debatet në Komisionin parlamentar të Medias Pollo: Deputetët e opozitës e kanë cilësuar të paligjshëm shkarkimin e Endira Bushatit
Pollo i drejtohet Salës: Në CV tuaj nuk përmendet nje punë e juaja. Kjo tregon se e keni fshehur.
Peza: Kjo është jashtë rendit të ditës. Të ftuarit janë për tjetër gjë, përmbajuni rendit të ditës.
Hoxha: Ne nuk mund të kapërdijmë më këtë fshehje. Sala nuk ka deklaruar që ka punuar, ndërkohë që Instituti i Sigurimeve thotë ndryshe.
Sala: Nuk kam gënjyer. Duhet të keni kujdes me atë që thoni. Nuk mund të më thoni mashtrues. Unë mbaj përgjegjësi penale për këtë.
Pollo: Ne nuk mund të vazhdojmë mbledhjen po largohemi.
(Debate në sallë)Hoxha i thotë Salës: Mashtrues e kokrra e mashtruesit, ordiner. Ty duhet të të nxjerrësh prej leckash.
(Ikën opozita)(Sala vijon raportimin për punën e AMA-s gjatë 2014-ës) Sala: 60 përqind e kabllorëve vijojnë të shkelin procedurat. Procedura për shkëputjen e marrëdhënieve nga puna ka shkaktuar dëm financiar. Janë bërë kontrolle pafund, gjoba pafund, por detyrimet financiare nuk janë paguar
Pa asnjë dyshim nuk do të ketë asnjë shkelje që nuk do dërgohet, thjesht po përgatisim dokumentacionin, pra çështje procedurash, por për këdo që ka shkel ligjin do shkojnë atje ku ligji e përcakton
DixhitalizimiSala: Afatet për dixhitalizimin kanë kaluar. Afati nuk kapet por do bëjmë ç’është e mundur që të fillojë procesi në zona urbane. Do e mbrojmë TVSH që procesi të jetë transparent. Secili në proces të ketë pjesën e vet. Fokusi ynë publiku
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.6%
-
Të gabuar
24.6%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4220
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17