Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël: 98 mijë biznese të mbyllura në 6 vite për shkak të gjobave dhe korrupsionit! PD: Do ulim taksat (VIDEO)

TIRANE- 'Plot 98 mijë biznese janë mbyllur në 6 vite për shkak të klimës së biznesit', kështu është shprehur Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël Albert Nasto me njëherë pas takimit që zhvilloi me përfaqësues të Partisë Demokratike.

“Janë mbyllur për 6 vite, 98 mijë biznese sipas analizave tona që ne kemi bërë si shoqatë, shkaku ka qenë çmimi i lartë i karburantit, çmimi i lartë i energjisë elektrike, korrupsioni evazioni, selektiviteti, gjobat, dyfishimi i gjobave dhe sidomos futja e biznesit të vogël nga 5 milionë në 2 milionë lekë xhiro në TVSH. Të marrësh një kasë fiskale apo fiskalizimi siç i themi ne 1300 euro dhe 200 euro mirëmbajtje në vit kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës” shprehet Albert Nasto.

Ndërkohë Drejtor i Kabinetit të PD Dorian Teliti, ka theksuar se xhiroja e biznesit është përgjysmuar nga viti në vit, për shkak të politikave të gabuara që ka ndjekur qeveria.

“Një biznes i cili bën xhiro 20 milionë lekë të vjetra në vit do të  paguaj taksë vjetore 100 mijë lekë të vjetra në vit. Një biznes i cili bën xhiro 50 milionë lekë të vjetra në vit, do të paguajë 250 mijë lekë të vjetra, dhe një biznes me xhiro vjetore 100 milionë lekë të vjetra në vit do të paguaj vetëm 500 mijë lekë taksë vjetore, s’do ketë më as taksa vjetore, as taksa lokale as bashkiake të tëra do të jenë në masën totale 0.5% të xhiros” tha Dorian Teliti.

Teliti ka prezantuar edhe platformën që ka Partia Demokratike për nxjerrjen e biznesit nga kriza.

“Në rastin më të mirë bizneset shprehen se xhiro e tyre është përgjysmuar jo vetëm krahasuar me 6 vite më parë por edhe me vitin e fundit. Një biznes i vogël dhe i mesëm në Shqipëri shet më pak se gjysmën e asaj që shiste më parë. ka biznese që kanë ulur xhiron e tyre edhe me 5 herë dhe kjo ka ardhur vetëm si pasoj e politikave të gabuara të qeverisjes” u shpreh Teliti.

Po ashtu Teliti ka mbështetur shifrat e dhëna nga Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, duke shtuar se çdo ditë me dhjetëra biznese mbyllen.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kush me thote?: 30/12/2019 09:16

    Nga ndrxshon nga Bufi Pulave ky surrat?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!