TIRANE - Në rast se krerë të institucioneve të pavarura kushtetuese në të kaluarën patën kurajon të kundërshtojnë urdhëra të kryeministrit Berisha, që cenonin pavarësinë e institucionit të tyre, Fullani ka qenë një ndër më konformistët, duke siguruar mandatin e dytë si guvernator, rasti i parë ky në historinë e Bankës së Shqipërisë në kohën e tranzicionit, madje me propozim nga qeveria.
Qeveria e re mund të ketë shumë gjëra urgjente për të bieduar me Fullanin, duke nisur nga kërkesa për të ndërprerë menjëherë shpenzime që mund t’i kërkohen nga shefi i Financave, për të cilat ai gjithnjë ka dhënë deri tani OK. Por, nuk duhet harruar se edhe vetë guvernatori ka bërë një numër të madh shpenzimesh të pajustifikuara për institucionin, në kohën kur kriza globale ndikonte fuqishëm ndaj ekonomisë shqiptare, gjë, të cilën ai e ka përmendur vazhdimisht, në çdo konferencë për shtyp.
Blerja e hotel “Dajtit” për 30 milionë euro, kur qeveri të mëparshme e kishin vlerësuar atë me vlerë 6 milionë euro, u duk qartë se shërbeu vetëm për të mbushur arkën e Bodes, që kishte filluar të boshatisej që pas ndërtimit të rrugës së kombit. Ky objekt Bankës nuk i duhej aspak, përndryshe nuk do ta linte të dergjej në sy të të gjithë shqiptarëve për vite me radhë, pa as më të voglen ndërhyrje.
Por, nga ana tjetër, Fullani i lejoi vetes pagë dhe honorare shumë herë më të larta se rroga më e madhe në vend, ajo e presidentit, duke arritur në 100 mijë euro në vit, a thua se ishte guvernator i ndonjë shteti tepër të zhvilluar. Po kështu, rikonstruksioni i BSH duket se është një vepër tepër e kushtueshme, po aq sa edhe ambjentet e marra me qira përkohësisht në disa zona të Tiranës. Këto shpenzime nuk ndikuan aspak në vullnetin e Berishës që ta propozonte dhe ta miratonte sërish.
Fullani duhej të kishte qenë i pari ndër krerët e institucioneve që të vinte alarmin për shpenzimet shumë të larta qeveritare, ndërkohë që të ardhurat po pakësoheshin dukshëm. Në të kundërt, ai lejoi që të bliheshin sasi të mëdha bonosh të thesarit të qeverisë, edhe me afat 12-mujor maturimi, duke e kredituar kështu Ekzekutivin, në një kohë kur ligji për Bankën e Shqipërisë lejon huazime vetëm gjashtëmujore.
Ndryshe nga Fullani, ish-presidenti Bamir Topi apo ish-kryeprokurorja Ina Rama patën kurajon të veprojnë në përputhje me ligjin, edhe kur një gjë e tillë binte në kundërshtim me atë që synonte Berisha. Por, ata nuk u rizgjodhën më në postet e tyre dhe Topi nuk është as deputet dhe Ina Rama nga janari vazhdon të kërkojë një post në magjistraturë, pa sukses, pasi Nishani nuk ja miraton.
Në rast se në Shqipëri vjen një grup audituesish të huaj për të bërë skanimin e ekonomisë së vendit, sëbashku me ekipet e FMN apo BB, ata nuk mund të lenë pa gjetur gabime në veprimet e Fullanit, që ka miratuar çdo kërkesë të qeverisë, duke u bërë bashkëfajtor në gjendjen e vështirë të arkës së shtetit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com