Kreu i demokratëve në Vlorë:
PD organizim i çorganizua

Kreu i demokratëve në Vlorë:<br />PD organizim i çorganizua
Vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për shkarkimin e 21 kryetarëve të degëve, kreu i PD-së në Vlorë Moisi Meminaj e cilëson si një proces shkatërrues për partinë.

Meminaj shprehet se shkatërrimi i strukturave përpara zgjedhjeve të 2017, do ta çonte këtë forcë në humbje të garantuar, ndaj dhe deklaron se nëse ky vendim nuk anulohet nuk do t’i bashkohet humbjes së radhës së PD-së.

Riorganizimi i disa degëve të partisë është antistatuorë pasi vendimi i nxjerrë është bazuar në nenet 22,38 dhe 40 të cilët s’kanë asnjë vlerë, janë nul. Riorganizimi është selektiv, i pakonsultuar me strukturat dhe bëhet për interesa të ngushta klanore dhe klientelistë. Për më tepër, në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe është një vetëvrasje e Partisë Demokratike. Demokratët e çdo seksioni me organizimin e ri ndihen të pambrojtur, të poshtëruar, të hedhur në mes të katër rrugëve. Kontributet, sakrificat, djersa e tyre zerohet dhe quhet ndryshe dënim kolektiv pa gjyq” tha ai. 

Redaksia Online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri