Kreu i diplomacisë së BE, Josep Borrell takohet në Nju Jork me liderët e Ballkanit Perëndimor: Duhen kapërcyer pengesat për avancimin e integrimit

Kreu i diplomacisë së BE, Josep Borrell takohet në Nju Jork me liderët e Ballkanit Perëndimor: Duhen kapërcyer pengesat për avancimin e integrimit

Borrel dhe disa prej liderëve të rajonit

NJU JORK-Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherazi edhe Zv. Presidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell ka pasur këtë të martë në Nju Jork një darke informale me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Malit të Zi Milo Dukanoviç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Zeljko Komsiç, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, si dhe ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviç.

Ky ishte takimi i dytë i tillë i organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë, pas darkës joformale në Bruksel në maj.

Sipas një njoftimi të Komisionit Europian Borrel dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor patën një shkëmbim të hapur mbi situatën në rajon dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, gjithashtu në dritën e Samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor muajin e ardhshëm.

Borrel i siguroi bashkëbiseduesit për ecurinë e pranimit në BE. Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme në KE nënvizoi nevojën për një angazhim të fortë si nga partnerët e Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare për të kapërcyer dinamikat aktuale dhe për të çuar procesin përpara.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion