TIRANE- Kreu i Partisë “Fryma e Re Demokratike” ka uruar popullin e Kosovës në ditën e Pavarësisë. Sipas ish-presidentit Bamir Topi, 17 shkurti është dita që e radhiti këtë vend përkrah shteteve të tjera europiane.
“Uroj përzemërsisht mbarë popullin e Kosovës. 17 shkurti i vitit 2008 dita më e çmuar e historisë së Kosovës. 17 shkurti, dita që e radhiti këtë vend përkrah shteteve të tjera europiane. Kjo datë i dha Kosovës dhe popullit të saj dinjitetin dhe ardhmërinë. Dinjiteti e ardhmëria të fituara pas një beteje plot sakrifica për liri dhe identitet”, tha Bamir Topi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com