Drejtuesi i ri i Forumit Rinor Socialist Eljo Hyska i ftuar në Report Tv në kuadër të 26-vjetorit të themelimit të FRESSH-it u shpreh se organizata që ai drejton nuk mund të marrë përgjegjësitë për PS apo zotimet e Ramës për qeverisjen.
“Ne nuk mund të marrim të gjitha përgjegjësitë e Partisë Socialiste dhe zotimet që qeveria Rama ka bërë. Ne kemi zgjedhur disa pika që i gjykojmë se duhen implementuar, ne do u qëndrojmë atyre. Ne nuk kemi super heronj, ne kemi mundësi që të bëjmë gjëra të vogla me hapa të vegjël, dhe të gjitha zotimet që morëm do i mbajmë” tha ai.
Duke u ndalur te festa e sotme, ai tha se nuk ka marrë urime nga Meta apo Kryemadhi, ish-drejtues të Forumit Rinor Socialist, por shtoi se “Si Iliri dhe Monika u bëhet qejfi kur e shikojnë FRESSH-in në ditë kaq të mira dhe energjike”.
Megjithatë edhe FRESSH ka problemet e tij tha, Eljo Hyska pasi të rinjtë shpesh e shikojnë si mundësi punësimi. “Ka individë edhe brenda FRESSH që e shikojnë në këtë mënyrë”. Objektivi i organizatës së rinisë që ai drejton është që “Të kemi kandidatë për zgjedhjet e 2019. Kemi potencial për të qenë aktivë”.
Ftesës së kreut të FRPD për të marrë pjesë në protestën e 27 janarit, Hyska iu përgjigj kështu. “Këta individë janë ndëshkuar me votë. Kurrësesi nuk mund të bashkohemi me atë model”.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
41.5%
-
Njësoj
24%
-
Më keq
34.5%
Vota total: 774
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë
1 Gusht, 10:03
-
A e ka humbur Perëndimi Malin e Zi?
1 Gusht, 09:35
-
Belgjikë /Kapen me ‘shtëpi bari’, 9 shqiptarë në pranga
1 Gusht, 09:27
-
Fshehu 52 mln lekë të ardhura dhe s’pagoi sigurimet e lojtarëve, presidenti Refik Halili dhe 'KF Tirana' përfundojnë në gjyq
1 Gusht, 09:23
-
Fatos Çoçoli: Si Porto Romano do na japë 660 milionë euro në vit
1 Gusht, 09:13
-
Opozita sërish sot protestë para Bashkisë së Tiranës, bllokim qarkullimi
1 Gusht, 08:58
-
VIDEO/ Ja si do duken banesat ku do strehohen banorët që preken nga projekti i transformimit të lumit Lana
1 Gusht, 08:57
-
Mbërrijnë në Ukrainë avionët e parë F-16
1 Gusht, 08:42
-
Shpërthim i fuqishëm në një kantier ndërtimi në Tiranë
1 Gusht, 08:40
-
Burri që mendonte se ‘Dua Lipa po i kërkonte para’, gjendet i vdekur në Itali
1 Gusht, 08:34
-
Homazhe për liderin e Hamasit që u vra nga sulmi me raketë, Khamenei do udhëheqë lutjet! Irani mbyll hapësirën ajrore
1 Gusht, 08:31
-
Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar
1 Gusht, 08:10