Kreu i ILD Metani: Komunikimi diplomatik për drejtësinë, ndihmon procesin integrues të vendit në BE

Kreu i ILD Metani: Komunikimi diplomatik për drejtësinë, ndihmon procesin integrues të vendit në BE

Një komunikim diplomatik për drejtësinë ndihmon procesin integrues të vendit në BE.

Kështu është shprehur inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani, i cili ishte dje (25 korrik) i ftuar i Akademisë Diplomatike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku mbajti ligjëratën “Roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në kuadër të reformës në drejtësi, sfidat e ecurisë së saj dhe diplomacia në raport me të”.

Metani vuri në dukje vëmendjen që ka Unioni për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit, që u konkretizua me përfshirjen për herë të parë, të Shqipërisë e vendeve të tjera aspirante të rajonit, në Raportin vjetor të Komisionit Europian mbi sundimin e ligjit.

“Jam i kënaqur me vlerësimet në raport sa i takon ILD-së dhe mendoj që kjo na inkurajon për të avancuar më shpejt në drejtim të përvetësimit e konsolidimit të standardeve të BE mbi sundimin e ligjit e shtetin e së drejtës. Mendoj se kontaktet që vendosim përmes takimit të sotëm na shërbejnë, që bashkë me ambasadorët, të prezantohet sa më mirë Shqipëria, edhe në drejtim të asaj çfarë po ndodh me reformën në drejtësi.

E për këtë, komunikime të tilla duhet të bëhen me të gjitha institucionet e drejtësisë, në mënyrë që të vijë panorama e plotë e sistemit. Nga vizitat e punës që kam patur tek institucione homologe e të drejtësisë të vendeve të Bashkimit Evropian e jo vetëm, kam vënë re interes të lartë për të kuptuar zhvillimet e drejtësisë në Shqipëri dhe reformën që është realizuar ”, tha z. Metani.

Ambasadori i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Belgjikës, Ferit Hoxha nënvizoi vëmendjen e BE për shtetin e së drejtës në Shqipëri, e reflektuar edhe përmes Raportit për sundimin e ligjit, që u publikua një ditë më parë dhe vlerësoi idenë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për këtë lloj bashkëpunimi me diplomacinë për të shpjeguar ecurinë e zhvillimet e reformës në drejtësi në vend dhe prezantuar rezultatet sepse mbi ato do të gjykohet procesi i negociimit për antarësimin në BE.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë