Kreu i ILDKP, Gjykata Kushtetuese
nis shqyrtimin e padisë së Nishanit

TIRANE - Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e kërkes-padisë të bërë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, me objekt shfuqizimin e vendimit të Parlamentit shqiptar i cili shkarkoi kreun e Inspejktoriatit të Deklraimit të Pasurive Zana Xhukën dhe në vend të saj emëroi Shkëlqim Ganajn.

Në fillim të muajit mars, kreu i shtetit shqiptar iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e konfliktit të krijuar sa u përket kompetencave të Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë, ku sipas Nishanit, Parlamenti ndërhyri në kompetencat e Presidentit me shkarkimin dhe emërimin që kreu në ILDKP.

Në argumetnimin ligjor të këresës së dorëzuar në Kushtetuese nga Presidenti, shkruhet se “Duke qenë se, midis Kuvendit dhe Presidentit të Republikës është krijuar një konflikt kompetencash, kërkoj nga Gjykata Kushtetuese:

1. Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës midis Presidentit të Republikës dhe Kuvendit;
2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 14/2014, datë 20.02.2014, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjen e zotit Shkëlqim Ganaj në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”.

Seanca e cila ka nisur sot në mesditë në Kushtetuese është zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e mediave, ndërsa pritet që vendimi i gjykatës të zbardhet në ditët në vijim.

kushtetuesja
(Në foto: Seanca gjyqësore për shqyrtimin e padisë së bërë nga Presidenti Nishani lidhur me kreun e ILDKP)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve