Ndreca kritika ILD-së: U shqyrtuan pak ankesa të qytetarëve! Edhe SPAK pa burime njerëzore, por është produktiv! Metani: Shohim standardin, jo numrin e hetimeve

Me tension u shoqërua raportimi i kreut të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, për vitin 2023 në Komisionin e Ligjeve. Deputetët u ankuan se ritmet e institucionit që ekziston prej 4 vjetësh tashmë nuk janë të mira. Socialisti Plarent Ndreca, referuar shifrave të raportit për ankesat e qytetarëve, cilësoi se një gjë e tillë nuk është bërë, ose është bërë në më pak se 1% të ankesave të ardhura, për të cilat është nisur hetim disiplinor. Ndërsa për shembull suksesi Ndreca mori SPAK-un.

‘Për çfarë është ILD atëherë nëse nuk është për të shqyrtuar ankesat e qytetarëve. Nga 2340 ankesa vetëm për 0.7% prej tyre ka nisur procedim administrativ. E mirëkuptoj edhe vështirësitë që keni në këtë aspekt, e marr SPAK si etalon, sepse ka edhe ai probleme me burimet njerëzore, por produkti është ai që është, ILD, që garanton të gjithë sistemin e drejtësisë, ne nuk kemi asnjë informacion të saktë se ku jemi dhe çfarë ndodh me problematikat e drejtësisë.’- tha Ndreca.

Por për Metanin nuk kanë shumë rëndësi shifrat. Sipas tij, kryesorja mbetet te standardi.

‘Unë nuk jam SPAK dhe s’do bëhem asnjëherë, ILD performon me standarde nga këshillat dhe KPA, kontrolli i jashtëm është për gjëra që ligji dhe Kushtetuta i ka parashikuar, ne s’na impresionon që janë çuar më shumë apo më pak hetime, ne shohim standardin.’- u shpreh Metani.

Ndreca renditi disa shqetësime të qytetarëve për sistemin e drejtësisë, sipas të cilit janë lënë jashtë vëmendjes së ILD.

‘Ka numër të lartë të mospranimeve të rekurseve. Ka raste kur prokurori nuk zbaton vendimin e formës së prerë të gjykatës. Ka sekuestrime pa vlera ekonomike. Nuk ka hetime penale për nxjerrje të sekretit hetimor. Ka nivel të lartë të marrjeve të vendimit në dhoma të mbyllura, jashtë vëmendjes së publikut. ILD, nga sa shohim në raport, nuk shohim se çfarë rezultatesh ka.’- tha Ndreca.

Metani ngriti shqetësimin e moszbardhjes së vendimeve nga Gjykata e Tiranës brenda afatit kohor, por ky nuk është shkak për ILD për të nisur hetim disiplinor.

‘Afati 20 ditor  për zbardhjen e vendimit është shumë i rëndësishëm, por kjo nuk është shkak i drejtpërdrejtë që të fillojë një hetim disiplinor ndaj një magjistrati. Nëse ka raste neglizhence është tjetër gjë. Por ka të bëjë me kushte që nuk ka të bëjë me kushtet e magjistratit, prandaj bëmë analizë. Nga ajo që pamë ishte se 90% e vendimeve ishin zbardhur brenda 120 ditëshit. Ne thamë për këtë periudhë vetëm për gjykatën e Tiranës nëse do nisë hetimi disiplinor do justifikohet nisja e hetimit vetëm me kalimin e afatit 120 ditor.’- u shpreh Metani.

Edhe pse kanë kaluar 4 vjet nga krijimi, ILD akoma nuk është kompletuar, interesi për inspektorë është i ulët.

‘Nga 20 që duhet të ketë trupa e inspektorëve në ILD, janë 10 në detyrë, 4 magjistratë prokurorë dhe 6 janë jo magjistratë. Thirrjet janë bërë herëpashershme. 8 thirrje deri tani, asnjë interes për t’u bërë pjesë e trupës së inspektorëve të ILD.’- tha Metani.

Një tjetër problematikë që u ngrit nga ligjvënësit ishte edhe dhënia e një numri të lartë të vendimeve nga gjykatat në dhomë këshillimi, të cilat bëhen pa praninë e palëve dhe kjo duhet parë dhe verifikuar sipas tyre nga ILD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Ndreca ‘përplaset’ me kreun e ILD: Nuk kuptohet puna e bërë prej jush! Metani: S'jemi SPAK! ILD performon me standarde

Në Komisionin e Ligjeve është ftuar për t’u pyetur kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Deputeti i PS-së Plarent Ndreca tha se shumë prokurorë nuk zbatojnë vendimet finale të gjykatave. Ai tha se nuk kuptohet nga raporti që është përpiluar nga ILD se çfarë pune është bërë për reformimin e sistemit të drejtësisë.  Ndërsa, Metani ka theksuar se ILD nuk është SPAK, duke shtuar se Inspektorati i Lartë i Drejtësisë bën kontrolle dhe vepron me standarde.

Ndreca: Nuk dimë çfarë kërkesash janë arkivuar, çfarë natyre kanë, çfarë kanë kërkuar këta ankues s’mund të krijojmë një konkluzion të qartë, pas 4 vitesh vijojmë të flasim për pavarësi, rritjen e pavarësisë, rritje kapacitetesh, rritje organizative, jemi akoma në hapin 1, mund të kishte ndodhur në vitin e parë, të dytë. E mirëkuptoj edhe vështirësitë që keni në këtë aspekt, e marr SPAK si etalon, sepse ka edhe ai probleme me burimet njerëzore, por produkti është ai që është, ILD, që garanton të gjithë sistemin e drejtësisë, ne nuk kemi asnjë informacion të saktë se ku jemi dhe çfarë ndodh me problematikat e drejtësisë. Duhet t’i kishte në tavolinë dhe adresim tek këshillat përkatës, unë kam edhe disa komente në lidhje me çfarë drejtoria e monitorimit në Kuvend ka monitorur.

Metani: Këtë shqetësim e kemi përditë në ILD, kishte disa pasaktësi, unë nuk jam SPAK dhe s’do bëhem asnjëherë, ILD përformon me standarde nga këshillat dhe KPA, kontrolli i jashtëm është për gjëra që ligji dhe Kushtetuta i ka parashikuar, ne s’na impresionon që janë çuar më shumë apo më pak hetime, ne shohim standardin.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

TRING NË FESTË MAGJI NË TË GJITHA KANALET

TRING NË FESTË MAGJI NË TË GJITHA KANALET