Patriarku Kirill, kreu i Kishës ortodokse ruse mbështeti fushatën e sulmeve ajrore të ndërmarra nga aviacioni rus në Siri, në një intervistë të publikuar dje , ditën e Krishtlindjeve ortodokse.“Meqënëse kjo luftë është ndërmarrë legjitimisht për mbrojtje, atëherë është e drejtë”, deklaroi patriarku për stacionin televiziv “Rossiya 1”.
“E gjithë kjo është një veprim për vetëmbrojtje. Ne mund të flasim me siguri për një luftë të drejtë”, shtoi ai. Kisha ortodokse ruse i kishte cilësuar si “luftë e shenjtë” sulmet e ndërmarra nga Moska në Siri.
/Shqiptarja.com