Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu zhvilloi këtë të mërkurë një takim pune në ambientet e SPAK me drejtuesin e këtij institucioni. Ai uroi Altin Dumanin për emërimin e ri në detyrën si drejtues i Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë këtij takimi, të dy drejtuesit shprehën vullnetin për pasur marrëdhënie të ndërsjellta institucionale me qëllim identifikimin dhe gjetjen e rasteve të korrupsionit, me qëllim parandalimin në kohë.

Po ashtu mësohet se u diskutua mbi ndërveprimin institucional edhe gjatë procesit të auditimit nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve apo praktikave të konsideruara në shkelje të ligjit.