Kreu i Komisionit të Jashtëm
francez: Të hapen negociatat
Presidentja e Komisionit për Çështjet Europiane në Asamblenë Kombëtare të Francës, Danielle Auroi, thekson se miratimi i Reformës në Drejtësi është një sinjal mjaft i fortë për Komisionin Europian që t’i japë “dritën jeshile” Shqipërisë
Ndryshe nga deputeti gjerman Krichbaum, i cili deklaroi se sipas tij Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave, Presidentja e Komisionit për Çështjet Europiane në Asamblenë Kombëtare të Francës, Danielle Auroi, thekson se miratimi i Reformës në Drejtësi është një sinjal mjaft i fortë për Komisionin Europian që t’i japë “dritën jeshile” Shqipërisë.
Në një komunikim me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, Auroi shpreh bindjen se, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është në interes të BE-së, pasi do të çonte drejt asaj që ajo e cilëson një Europë të qëndrueshme.
Danielle Auroi thotë se ka komunikuar për këtë edhe me Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane, Harlem Desir, dhe komisionerin
Johannes Hahn.
(er.nu/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7552
Votat totale janë unike