PRISHTINË - Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin e plotë lidhur me rastin e seancës konstituive të 17 korrikut, ku ka konstatuar se kjo seancë nuk është realizuar plotësisht dhe se zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve ka qenë jokushtetuese.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dhënë vendimin përfundimtar të saj, ku thotë se vetëm Partia Demokratike e Kosovës mund ta propozojë kandidatin për kryetar dhe i mbetet deputetëve të tejkalojnë situatat, duke zgjedhur kryetarin nga po kjo parti, në të kundërtën Gjykata ka sqaruar se në Kushtetutë nuk parashikon zgjedhje të reja.
Në sqarimin e saj, Gjykata Kushtetuese është referuar në shembuj të parlamentarizmit në shtete të rajonit, por edhe në shtete tjera, si Gjermania, Portugalia e të tjera.
Gjykata nuk jep sqarime nëse në rast të dështimit të zgjedhjes së kryeparlamentarit nga një grup parlamentar, e drejta t’i kalohet grupit tjetër, por vëren se askund në Kushtetutë nuk parashikohet që dështimi në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit do të shkaktonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
“Është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, në pajtim me dispozitat kushtetuese në lidhje me Rregulloren relevante te Kuvendit dhe të bëjnë Kuvendin funksional”- thuhet mes tjerash në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese./Kosovapress/
PDF - AKTGJYKIMI
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PDF - AKTGJYKIMIRedaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)