Kreu i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi dënoi  “aktet provokuese” të Teheranit në kuadër të krizës diplomatike mes Iranit dhe Arabisë Saudite. Al-Arabi  ishte i pranishëm  në samitin e jashtëzakonshëm të mbajtuar në Kajro nga ministrat e punëve të jashtme të organizatës panarabe. Ky samit ishte kërkuar nga Riadi për të dënuar  ndëryrjet e Iranit në cështjet e vendeve arabe.