Kreu i LSI: Në Shqipëri ka drejtësi
Në reagimin nga selia e partisë që drejton, Meta tha se sot e vërteta fitoi mbi mashtrimin dhe fabrikimin. Sipas tij, besimi që kishte tek organet e drejtësisë bëri që e vërteta që dilte në shesh.
TIRANË - Pak minuta pasi Gjykata e Lartë e ka liruar nga akuzat për korrupsion, kreu i LSI, Ilir Meta ka vlerësuar vendimin. Në reagimin nga selia e partisë që drejton, Meta tha se sot e vërteta fitoi mbi mashtrimin dhe fabrikimin.
"Sot Gjykata e Lartë përmes Trupit Gjykues, në mënyrë unanime, bëri të qartë dhe konfirmoi para të gjithë shqiptarëve dhe para të gjithë botës jo thjesht pafajësinë e Ilir Metës por konfirmoi se në këtë vend e drejta do të fitojë gjithmonë mbi padrejtësinë, e vërteta do të fitojë mbi mashtrimin, montimin dhe mbi fabrikimi. Se në këtë vend vlerat morale do të fitojnë mbi poshtërsinë dhe pamoralësinë. Se në këtë vend ligji dhe shteti do të fitojnë mbi krimin e organizuar i cili një vit më parë dënoi me vdekje Ilir Metën dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim" u shpreh Meta.
Meta u shpreh se këto ishin akuza të bazuara mbi shpifje dhe të orkestruara nga krimi i organizuar.
"Është e vërteta se Ilir Meta, familja e tij por edhe LSI-ja dhe shumë dashamirës gjatë këtij viti kanë pasur jo pak shqetësime, te vendosur në një trysni të organizuar dhe të orkestruar nga krimi i organizuar. Megjithatë kjo ishte një sakrificë që ia vlente pavarësisht nga zvarritjet pafund të këtij procesi. Kjo ishte një sakrificë e Ilir Metës por edhe e të gjithë juve për një standard të ri dhe për një moral të ri në politikën shqiptare për t’u përballur me akuzat, qofshin ato të bazuara mbi shpifje dhe montime monstruoze si qytetar i thjeshtë dhe mbi të gjitha bazuar në vullnetin që për hir të respektit dhe ndjeshmërisë së qytetarëve ndaj problemeve të korrupsionit dhe akuzave që bëhen në këtë drejtim për politikanët, për t’i shkuar deri në fund këtij procesi" tha Meta.
Sipas Metës, besimi që kishte tek organet e drejtësisë bëri që e vërteta që dilte në shesh. Ai falenderoi të gjithë personat që e mbështetën gjatë këtijë procesi.
"Dhe unë dua të falënderoj edhe avokatët e mi dhe të gjithë ata që insistuan për të mos e mbyllur këtë çështje për shkelje ligji dhe procedurash nga Prokuroria e Përgjithshme, por për t’i shkuar në themel dhe për t’i çmontuar përfundimisht akuzat e bëra nga krimi i organizuar ndaj Ilir Metës, i cili përmes këtyre montazheve, përmes këtyre fabrikimeve, kërkonte të merrte peng jo vetëm Ilir Metën, por të merrte peng shumë institucione të tjera. Dhe unë ju jap fjalën juve, ju jap fjalën të gjithë qytetarëve shqiptarë që ne dhe ato hallka të sistemit tonë, të cilat për fat të keq janë marrë peng dhe instrumentalizohen nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, do t’i çmontojmë përmes transparencës totale, qoftë ajo dhe fatale për cilindo" përfundoi Meta.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4166
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35