Minoriteti grek ka nevoje për një parti të vetme qe të gjithë të bashkohen për një përfaqësim dinjitoz të komunitetit. Qëndrimi është mbajtur nga kreu i sapozgjedhur organizatës “Omonia”, Leonidha Papa që pason në këtë post, Vasil Bollanon, i cili drejtoi këtë organizëm për tetë vite.
Një interviste për mediat ai pohon se minoriteti ka nevojë për një përfaqësim të pavarur, për zëra të pastër dhe me moral dhe mbi të gjitha për vizionin e të rinjve.
Sa i përket zgjedhjeve të 21 qershorit Papa pohon se komuniteti grek nuk do dalë i përçarë në disa forca politike por në një të vetme dhe do ketë kandidatët e tij në zonat minoritare, ndërsa pohoi se mardheniet me PBDNJ janë të konsoliduara.
Ai sqaron se vendimet finale për zgjedhjet e 21 qershorit do merren nga Këshilli i organizatës, organ i cili e shtyu atë të kandidonte për kryesinë e Omonias. Çështja e pronave të vjedhura dhe mungesa e strukturave për zhvillimin e mësimit për nxënësit e komunitetit grek janë dy problematikat që kërkojnë zgjidhje emergjente.
Ai pohoi se mardhëniet e organizatës me shtetin grek janë të mira dhe të konsoliduara. Leonidha Papa fitoi postin e kreut të Omonias me 20 vota pro përballe kandidatit Vasil Kajo me të cilin doli në balotazh. Papa mori 190 vota përkundrejt 170 vota të Vasil Kajos.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO