Kreu i opozitës në Britani, kërkon
dorëheqjen e Thereza May

Kreu i opozitës në Britani, kërkon<br />dorëheqjen e Thereza May
Kreu Opozitar në Britani,Jermy Corbyn, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministres Thereza May per shkak te reduktimeve ne numrin e pjesetareve te policise, gjatë mandatit të saj gjashtë vjeçar si sekretare e brëndshme.

Ndërkohë në një intervistë televizive ai është pyetur se a i mbështet thirrjet për dorëheqjen  e zonjës May, lideri i partisë Laburiste,Jeremy Corbyn tha: “se do të kërkoja me të vërtetë… pasi ne kurrë nuk na është dashur që të shkurtojmë numrin e policëve”.

Megjithatë, më herët Kryeministrja Thereza May është ballafaquar me pyetje nga gazetarët, se nëse ka keqardhje për  zvogëlimin e numrit  të policëve për afro 20 mijë,gjatë kohës që ishte sekretare e brëndshme, në periudhën 2010-2016,May është përgjigjur duke thënë se forca policore e Londrës është “mirë me burime” dhe “ka kapacitete shumë të fuqishme kunderterroriste”.

Këto zhvillime mësohet të jenë bëre derisa policia i ka vazhduar hetimet në lidhje me sulmin terrorist në Londër,para dy ditësh, ku janë vrarë 7 vetë dhe janë plagosur dhjetra të tjerë.
 


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri