Kreu i Parlamentit turk, shëtitje në
Tiranë, viziton monumentet historike

Kreu i Parlamentit turk, shëtitje në<br />Tiranë, viziton monumentet historike
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Turqisë, Cemil Çiçek (Xhemil Çiçek), pasi ka realizuar takimin zyrtar me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta ka bërë një shëtitje në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë,  raporton Anadolu Aagency (AA).

I shoqëruar nga Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar (Hidajet Bajraktar), koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Shqipëri, Prof Dr Birol Çetin, zyrtarë të tjerë, dhe anëtarë të delegacionit turk, ai ka vizituar fillimit një nga monumentet e njohura historike të Tiranës, “Urën e Tabakëve”. Më pas kreu i parlamentit turk,  Xhemil Çiçek është drejtuar për në vendin ku do të ndërtohet Xhamia e Madhe e kryeqytetit.

skender brucaj

Gjatë shëtitjes ai është takuar edhe me kryetarin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.

Duke përshkruar edhe një zonë muzeale në qendër të Tiranës, Çiçek ndalesën e fundit gjatë shëtitjes së tij në Tiranë e pati në Xhaminë Et’hem Beu, që është e vendosur në qendër të Tiranës. Takimi i radhës për ditën e sotme i Çiçek do të jetë në qendrën kulturore Turke "Yunus Emre".

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën