Kreu i PD Lezhë:Ja sa lezhjanë do
vijnë në protestë,porositë e dhëna

Kreu i PD Lezhë:Ja sa lezhjanë do<br />vijnë në protestë,porositë e dhëna<br>
Kreu i PD në Qarkun e Lezhës, Paulin Marku, ka folur për Report Tv lidhur me protestën që do të zhvillohet nesër nga opozita. Marku deklaroi se do të vijnë mbi 2000 qytetarë nga Lezha për t’iu bashkuar protestës nesër në orën 12:00, e cila sipas tij, do të jetë paqësore.

Për mikrofonin e Report Tv, kreu i PD zbuloi dhe porositë që iu janë dhënë qytetarëve në prag të protestës, duke theksuar se ata nuk duhet të bëjnë trazira dhe të përplasen me policinë.

“Është në interes të qytetarëve që kjo pjesëmarrje të jetë sa më masive për të treguar se fryma e opozitës ekziston”, tha Marku.

Sa qytetarë mund të vijnë nga Lezha?
Besoj se do jetë një shifër mbi 2000-2500 qytetarë lezhjanë, që do të vijnë nesër në orën 12:00. Do të krijojmë kushte për të gjithë qytetarët, që të vijnë në protestë. Janë porositur që protesta të jetë paqësore dhe të mos ngacmohen trupat e policisë. Ata janë njerëzit tanë dhe kanë misionin e tyre dhe ne misionin tanë. Gjithashtu, janë porositur qytetarët që protesta do të jetë e organizuar, në mënyrë që ta kalojmë atë paqësore dhe në interes të qytetarëve.

Cili do quhej sukses?
Protestat janë elementi kryesor, që përcaktojnë gjendjen e ulët ekonomike që kalon vendi. Bizneset në Lezhë po shkojnë drejt falimentimit të jashtëzakonshëm. Lezha do kthehet në një vend i plakur, nëse rinia do na largohet. Protesta është tipari i një shteti demokratik, i një opozite. Është shumë e rëndësishme pjesëmarrja masive e qytetarëve. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane