TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nis javën e ardhshme nga qyteti i Lushnjes turin e dëgjesave me qytetarët, sipërmarrësit dhe fermerët, për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe parashtruar alternativën e opozitës për daljen e vendit nga kriza. Kjo duket se do të jetë lëvizja e radhës e kryetarit Basha, me kryefjalë, sipas opozitës, problemet ekonomike që po kalon vendi, me rritjen e papunësisë, rëndimin e barrës fiskale për biznesin apo dhe për masat shtrënguese kundër informalitetit.

Burime pranë PD deklaruan për “Shqiptarja.com” se turi i Bashës do të nisë nga Lushnja dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.