Kreu i PD para prokurorëve belgë, debati në Repolitix! Kulluri: Seanca e pyetjeve mund të jetë ndërprerë se hetuesit janë ndier të fyer nga Basha

Paraqitja e kreut të Partisë Demokratike në SPAK për tu marrë në pyetje nga hetuesit belgë në lidhje me deklaratat që ka bërë për çështjen e 'Toyota Yaris' diskutohet sot edhe në emisionin 'Repolitix' në Report Tv.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, tha se ka një informacion që dëshmia e Bashës për belgët mund të jetë ndërprerë për arsye se hetuesit e huaj mund të jenë ndier të ofenduar nga mënyra se si është përgjigjur Lulzim Basha.

"Më vjen një informacion nga dikush se mund ta jetë ndërprerë seanca sepse mënyrën se si është përgjigjur Basha sepse e ka konsideruar fyerje për prokurorinë belge mënyrën se si ai është përgjigjur", tha Kulluri.

Ndërkohë që ish-deputeti Myslim Murrizi kujtoi faktin se "Ka pasur një përballje në gjykatë për këtë akuzë dhe është dënuar nga gjykata. Pra është vërtetuar nga gjykata z. Basha ka shpifur. Vetëm belgëve nuk i interesonte dekonspirimi i këtij operacioni".

Kulluri është përgjigjur se ata që do merrnin paratë, nuk kanë shkuar në vend për t'i marrë, dhe Basha këtu mund të ketë bërë që operacioni të dështonte.

K.T./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?