TIRANE- Administrata e PD-së refuzoi dje kandidimin e Aleksandër Biberajt për në kreun e PD, për shkak të çështjes së anëtarësisë pas largimin nga partia dhe bashkimit me FRD-në. Biberaj ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për kandidaturën për të qënë pjesë e garës për kreun e ri të PD-së, por njofton se dosja është refuzuar nga administrata për shkak të anëtarësisë.
“Kam dëshirën, vullnetin, eksperiencën, mbështetjen e demokratëve për këtë kandidaturë”- tha Biberaj për mediat, pas daljes nga selia e PD. Ai ka sqaruar median për problemin e statutit lidhur me anëtarësinë, duke thënë se ai asnjeherë nuk e ka tërhequr anëtarësinë në PD, dhe realisht vazhdon të jetë anëtar, ndërkohë që FRD e cilëson një kapitull të mbyllur.
“Unë jam larguar nga FRD dhe nuk kam tërhequr asnjëherë anëtarësimin nga PD-ja, FRD është histori e mbyllur dhe jam ketu për të dhënë kontribut për PD. Në momentin që unë nuk kam tërhequr kandidimin, mua s’më ka përfunduar anëtarësia, shpresoj se do të futem në garë, vendimi i takon kryesisë, nëse realisht do të ketë garë, ky është interesi i demokratëve. Unë s’kam bashkëpunuar me të majtën dhe nuk kam dëmtuar të djathtën, jam kandidat serioz i PD. Nuk e kam sulmuar PD, kam kritikuar problemet e qeverisjes dhe rezuiltati i zgjedhjeve e faktoi këtë’- tha Biberaj.
Pyetur për rivalët në garë, ai deklaroi se “është shpejt për të folur për rivale”. “Për mua shumë rëndësi do të kishte gara e ndërshme dhe cdo kandidat do të vlerësohej nga platforma”- tha ai.
Dosja e kandidimit nuk iu pranua as Erion Nikollit,i cili ishte shprehur se ka kontribuar për Partinë Demokratike që prej vitit '90 si student aktiv i dhjetorit. Ende nuk është zyrtarizuar as kandidimi i Fatmir Merkoçit, pjesmarrës në rrëzimin e busteve në vitet '90.
(Lajmi fillimisht u publikua ora 11:09 e 3 korrikut, dhe u perditësua më 4 korrik ora 07:00)
Redaksia Online
(e.s/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Olldashi zyrtarisht në garë për postin e kreut PD