Kreu i PD-së në Sarandë kallëzohet
penalisht, kërcënoi aktivistin e FRPD
Kryetari i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema, është kallëzuar penalisht nga shtetasi Julian Sinomati. Ky i fundit është kërcënuar me jetë nga kreu demokrat në Sarandë, pas një debati të fortë në rrjetet sociale.
Kryetari i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema, është kallëzuar penalisht nga shtetasi Julian Sinomati. Ky i fundit është kërcënuar me jetë nga kreu demokrat në Sarandë, pas një debati të fortë në rrjetet sociale.
Gjithçka ka ndodhur pas publikimit te një fotoje nga avokati Spiro Vaso, foto e cila nxori në dritë pjesëmarrjen e vogël të demokratëve në mbledhjen e prezantimit të programit, e cila kishte më shumë prezantues se sa dëgjues.
Kjo foto nxiti debat të fortë mes anëtarëve dhe kreut demokrat në Sarandë, Hariz Mema.
Ky i fundit ka postuar disa komente fyese tek postimi i Vasos, të cilat më pas i ka fshirë. Ai është kritikuar ashpër nga anëtarë të PD-së në Sarandë dhe njëri prej tyre ishte Julian Sinomati.
Pas komentit të Sinomatit, Mema nuk i ka mbajtur më nervat. Ai ka telefonuar menjëherë Sinomatin dhe e ka kërcënuar me jetë.
“Ta tregoj unë ty mirë kush jam unë. Do të vras që del kundër meje si lider i PD”, kanë qenë fjalët e Memës ndaj Sinomatit, sipas kallëzimit të bërë nga ky i fundit.
Aktivisti i PD-së në Sarandë, Julian Sinomati, e ka marrë në telefon për të vërtetuar që nuk ka qenë një shaka dhe përsëri Mema i është përgjigjur: “Po me ty e kam dhe nuk më plas k… kush je dhe çfarë bën. Do të zhduk nga faqja e dheut”
Për këtë kërcënim Sinomati ka kryer një kallëzim penal në prokurori.
Gjithashtu, aktivisti i PD i ka dërguar një letër kreut demokrat, Lulzim Basha, ku i ka dorëzuar dorëheqjen me arsyen se nuk mund të bjerë në atë nivel sa të krijojë përplasje të dhunshme fizike midis individëve.
Sipas tij, kjo është e vetmja rrugë për të sqaruar pozicionin me kryetarin e Sarandës Hariz Mema.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
82.9%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2905
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kremtohet Krishtlindja, mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45
-
Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh
24 Dhjetor, 22:24
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore
24 Dhjetor, 22:04
-
Ilir Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin në çdo familje shqiptare
24 Dhjetor, 21:58
-
Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria
24 Dhjetor, 21:55
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Mbyllja e TikTok, Nikolla: Duhet edukim dixhital e filtra, të mësohet në shkollë përdorimi
24 Dhjetor, 21:46