TIRANE- Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim të përzemërt me heroin e UÇK, Fatmir Limaj. Idrizi i shprehu dhe një herë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve për luftën heroike të zhvilluar nga UÇK.
Ai i cilësoi lëvizje të dëshpëruara të Serbisë arrestimet e kryera së fundmi, si përpjekje për të njollosur luftën heroike të zhvilluar prej tyre. Por Idrizi theksoi se tashmë është ora e shqiptarëve dhe askush nuk mund të abuzojë ose t’i nëpërkëmbë ata.
Kreu i PDIU e ka njohur nga afër mikun e tij me zhvillimet e fushatës politike në Shqipëri. Idrizi i prezantoi Komandat Çelikut pikat e programit të forcës që ai drejton e sloganin “Unë e dua Shqipërinë të Bashkuar”.
Ky program do çojë në bërjen realitet të ëndrrës shekullore të shqiptarëve. Nga ana e tij, ish-komandanti i UÇK u shpreh i lumtur që tashmë Shqipëria ka kuptuar me të vërtetë se cilat janë partitë politike që punojnë për të mirën e shqiptarëve kudo që ata jetojnë.
Limaj përgëzoi Idrizin për miratimin e Rezolutës për Zgjidhjen e Çështjes Çame dhe shprehu angazhimin e tij personal se do të jetë gjithnjë në krah të PDIU-së në përpjekjet e saj për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në të gjitha trojet ku ata jetojnë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com