Kreu i PDK-së, Bedri Hamza tha gjatë fjalës së tij se Kosova pret një vendim të drejtë më 16-shtator për ish krerët UÇK-së
"Të dashur qytetarë Kosovës dhe anëembanë Shqipërisë, sot në këtë shesh nuk po shoh mijëra qytetarë, po shoh njerëzit që kanë mbajtur Kosovën gjallë në ditë të vështira. Sot nuk kemi ardhur vetëm për të marshuar, por Kosova mbron UÇK, kemi ardhur për të thënë se Kosova po pret drejtësi.
Edhe tri ditë na ndajnë nga vendimi që lexohet në Hagë. Atyre që do marrin vendimin, sot nga sheshi i themi mendoni për pasojat para se të merrni vendimi. Një vendim i padrejtë është një dënim për Kosovën dhe padrejtësinë nuk e pranojmë sepse e kemi provuar.
Jemi popull që kemi pritur lirinë, por liria nuk erdhi vetë. Sot ne jetojmë në shtetin tonë të lirë se kishte atdhetarë si Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe shumë burra e gra që dhanë jetën dhe sakrifikuan shumë për këtë vend.
Historinë e Kosovë nuk e lejojmë që të rishkruhet. Prandaj kur preket UÇK ne ringrihemi. Ne nuk do të jemi në heshtje me flamurin dhe dinnjitetin tonë duke pritur drejtësi, por pa heshtje. Jemi këtu për të mbrojtur të tashmen e të ardhmen. Kosova po pret, Kosova do ta kundërshtojë çdo padrejtësi. Në 16 Kosova do të jëtë me sy te drejtësia dhe me zemër tek ata. Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, të shpallen të pafajshëm”, tha Hamza.
Lajmi kryesor:
‘Kosova po pret’, përfundon ‘Marshi për Liri’ në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së! Bedri Hamza mesazh Hagës: Mendoni për pasojat para se të vendosni






