Kreu i PD-së në Devoll debate të forta gjatë mbledhjes për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë

Kreu i PD-së në Devoll debate të forta gjatë mbledhjes për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë

Arben Miza, kryetari i PD-së në Devoll

Kryetari i PD-së në Devoll, Arben Miza ka pasur debate të forta me anëtarë të po kësaj force politike. Ngjarja është regjistruar gjatë mbledhjes së parë të kësaj dege në zbatim të vendimit të Kryesisë Qëndrore në “selinë blu” për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Mësohet se në mbledhje kanë qenë Romeo Hajdërlli i cili në prani të të dy deleguarve Endri Hasa dhe Florian Mima kanë pasur debat të fortë me Mizën.

Hajdërlli i cili ka shërbyer veç të tjerash edhe si një nga ish-drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë Devoll kur kjo drejtohej nga Bledion Nallbati, është konfliktuar në mënyrë verbale. Bëhet me dije se debati ka ardhur për shkak të mosdakordësive lidhur me kandidaturat e propozuara për t’u përfshirë në listën garuese në zgjedhjet e vitit 2021.

Më herët, kryedemokrati Lulzim Basha e promovoi lëvizjen e re politike për propozimin e kandidatëve për deputetë nga baza si një lëvizje e fortë demokratiziuese, e cila sipas tij do çlironte energji të reja në radhët e demokratëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ersekari: 11/07/2020 07:24

    Pse akoma ka ne devoll me ate parti qe emrin e vertet e ka FATKEQESIA e shqiperis....ne ketej e kemi shuar

    Përgjigju
  • Lalja i Radanecit: 10/07/2020 21:58

    Kocken hengshi o devollinj koke trashe o derrka pe derrke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë