Rithemelimi: Bujqësia në krizë, ja propozimet që kemi për të nxitur prodhimin vendas

Eduart Sharka, kryetar i PD-së së Lushnjës, i zgjedhur nga Rithemelimi, ka bërë sot një deklaratë për mediat, në kuadër të zhvillimit të bujqësisë, ka prezantuar propozimet për të nxitur prodhimin vendas dhe për të frenuar falimentimin e fermerëve.

Sipas Sharkës, në kontekstin e krizave botërore, dhe situatës së vështirë ku ndodhet sot bujqësia, Rithemelimi, vlerëson si emergjente marrjen e disa masave të menjëhershme për të nxitur prodhimin vendas, dhe frenuar braktisjen e bujqësisë dhe të zonave rurale.

‘1-) Për nxitur mbjelljet e sezonit të vjeshtës, i kërkojmë qeverisë të alokojë fondin e mjaftueshëm për të furnizuar me naftë pa taksa 50%-shin  e ngelur të fermerëve të cilët kanë aplikuar, janë shpallur fitues dhe nuk përfitojnë për mungesë të fondeve.

2-) Të dyfishojë kuotën mbështetëse për një Ha të mbjellë me grurë, nga 30 mijë në 60 mijë lekë, dhe të heqë kriteret diskriminuese si ai që përfitojne vetëm ata që mbjellin mbi një hektare, sepse vetëm ky kriter përjashton mbi 70% të fermerëve nga kjo skemë.

Gjithashtu të shmangen burokracitë e tjera, që i kushtojnë fermerit me shumë se tarifa që do të përfitojë.

3-) Plotësimin me fondin e nevojshëm të skemës mbështetëse për blektorinë për të paguar 50%-shin e mbetur të blektorëve të kualifikuar. Aktualisht kanë aplikuar 6 mijë blegtorë dhe viza e kuqe është te numri 3 mijë.

4-) Korigjimi i menjëhershëm i politikave fiskale që prekin sektorin e bujqësisë:

a-) Korrigjimin e ligjit për TVSH-në duke barazuar shkallën e TVSH në shitje me atë në blerje për qarkullim e brendshëm të produkteve bujqësore e blektorale që furnizohen nga prodhuesit me statusin “Fermer”.

Për këtë “gafë fiskale” të qeverisë  sot një konsumator shqiptar kur blen një produkt fermeri në treg te formalizuar paguan 22-27% TVSH kur duhet të paguaj vetëm 20% dhe një subjekt tregtar që furnizon këtë produkt paguan 20%  tatim mbi xhiron, në vend që të paguajë 20% tatim mbi vlerën e shtuar. Pikërisht për këto arsye qarkullimi i brendshëm i këtyre produkteve është 90% informal.

b-) Njohjen si të kreditueshme të TVSH-së së paguar në blerje për eksportuesit e produkteve bujqesore që furnizohen nga prodhuesit me statusin “Fermer”.

c-) Zerimin e TVSH -së për imputet bujqësore që aktualisht është 10%. Ndëerkohë që të gjitha qeverite e botës bëjnë ulje të barrës fiskale për prodhuesit bujqësor, kjo qeveri bën të kundërtën. 

d-) Heqjen e 5% Tatim Fitimi për SHBB (Shoqeritë e Bashkëpunimit Bujqësor) dhe njesim të statusit të tyre me statusin fiskal të prodhuesit me status “Fermer”.’- thotë Sharka.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë