TIRANE- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bruksel është takuar edhe me presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz, i cili pritet të vizitojë së shpejti vendin tonë. Lajmi u konfirmua nga vetë kreu i PE, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij, Schulz u ndal tek temat kryesore ku u fokusua biseda me kryeministrin e Shqipërisë, duke theksuar se përgjigjet ishin inkurajuese.
“Folëm për probleme të ndryshme, siç janë papunësia dhe masa për të luftuar këtë fenomen. Dëgjuam kryemninistrin për situatën në rajon, zhvillimet politike në Kosovë, dhe hapat e fundit për zhvillimin e mëtejshëm. Ndamë pikëpamjet edhe për paqen në rajon. Na duken mjaft inkurajuese ato që dëgjuam. Dhe si president i PE-së, ramë dakord që të kryejmë një vizitë në Shqipëri në kohën më të duhur. E falënderoj zotin Rama”, u shpreh Schulz.
Ndërkaq, kryeministri Rama tha se gjatë 4 viteve të qeverisjes do të punohet për realizimin e reformave, luftën ndaj korrupsionit dhe do vijohet me përpjekjet për integrimin e vendit në BE.
“Erdhëm në ditën kur u hapën shkollën nuk isha atje për të mbajtur një fjalim për mësuesit dhe nxënësit. Jam këtu për t’u angazhuar si njerëz që duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë për të merituar integrimin me të drejta të plota në BE në një kohë të arsyeshme. Risigurova presidentin se ne do të bëjmë ndryshime dhe do ta vlerësojmë këtë mandat duke nisur që nga puna jonë për t’i dhënë opozitës, atë çka na u mohua ne si opozitë, dhe për të ecur më tej me reformat kundër krimit të organizuar. Jam shumë i lumtur që presidenti i PE do të vijë të vizitojë Shqipërinë përpara se të përfundojë madantin dhe do ta mirëpresim atë”, tha Rama.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve lidhur me një afat kohor sa i takon integrimit europian të Shqipërisë, presidenti i PE-së, Martin Schulz tha se nuk ka afate të parashikuara për marrjen e statusit kandidat, ndërsa shtoi se është e rëndësishme të vijohet me reformat.
“Komisioneri Fyle po bën të pamundurën për të ndërmarrë masat e nevojshme. Nuk është e mundur të përcaktojmë një afat kohor. Është e vështirë për t’u parashikuar, por qeveria e re ka zgjedhur një titull “Qeverisje për Aleancën Europiane”, dhe mendoj se është titull i zgjedhur”, tha Schulz.
Marrja e statusit të vendit kandidat sipas Ramës do të mundësohet brenda dhjetorit, edhe në sajë të hapave që do të ndërmerren.
“Kam besim se filozofia jonë e qeverisjes është e drejta bazuar jo vetëm në atë cka bëjmë që evropiane të njohë progresin tonë, por që progresi ta bëjë Shqipërinë vend evropian. Integrimi evropian nuk është një udhëtim për në Bruksel, por udhëtim në veten tonë për të zbuluar energjinë pozitive dhe për të shndërruar Shqipërinë në vend me standarded evropiane dhe sapo ta bëjmë do të njihet nga Brukseli. Jam i bindur që do të marrim statusin e vendit kandidat brenda dhjetorit”, u shpreh Rama.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com