Kreu i PPE, Daul: Krimi e droga
pengojnë Shqipërinë drejt BE

Kreu i PPE, Daul: Krimi e droga<br />pengojnë Shqipërinë drejt BE<br>
Presidenti i Partisë Popullore Europiane (PPE), Joseph Daul përmes dy shënimeve në rrjetin social Twitter, shkruan se droga dhe krimi pengojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Numri një i popullorëve europianë, grupim politik ky ku aderon edhe Partia Demokratike, thekson se Shqipëria duhet të plotësojë katër kushte për t'u marrë seriozisht në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE. Daul rendit sundimin e ligjit, drejtësinë e pavarur si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

"Aspirata e Shqipërisë për në BE do të merret seriozisht vetëm kur të sundojnë rregullat dhe ligji, drejtësia të jetë e pavarur si dhe të luftohet korrupsioni dhe krimi. Krimi dhe droga janë një problem i madh që pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE. Përpjekjet e vërteta duhet të bëhen për t'i luftuar këto krime me transparencë të plotë", thuhet në reagimin e Daul. 

daul
(Dy statuset e Joseph Daul në Twitter)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559