Kreu i ardhshëm i qeverisë në mbledhjen e grupit të PS tha se gjithë të zgjedhurit së bashku, duhet të kërkojnë e të presin nga drejtuesit e partisë në çdo rreth e njësi, të bëjnë as më shumë dhe as më pak po të njëjtën gjë që do të bëjnë vetë deptetët, në mënyrë që shpresa të mos i’a lërë vendin zhgënjimit e pritshmëria e njerëzve të mos zëvendësohet nga revolta e tyre ndaj PS.

“Vija që i ndan këto është tejet e hollë dhe koha që njerëzit do të na japin në pritje të ndryshimit, besoni, është tejet e kufizuar. Të humburit na kanë lënë në dorë një libër të trashë marrëzish e gabimesh për të mos u përsëritur. Të mos e humbasim atë libër nga sytë asnjë ditë nëse duam të mos biem në batakun mjerues ku ata ranë e u zhytën thellë e më thellë, deri në fund, deri në mbledhjen e djeshme dhe fatmirësisht të fundit të qeverisë së tyre”, tha Rama.

Duke nënvizuar se gabimet e pashmangshme në rrugën e re të Rilindjes të mos jenë përsëritja banale e gabimeve të rrugës së vjetër të rrënimit të paraardhësve në qeveri. “Asnjë ndër ne të mos e ngatërrojë, asnjëherë detyrën e vet me pushtetin e popullit. Detyra është e jona, pushteti është i zgjedhësve. I të gjithë zgjedhësve, jo vetëm i atyre që votuan masivisht ne”, tha ai.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)