TIRANE - Kryetari i PD-së,Sali Berisha, i ka d♪7rguar sot një mesazh të gjithë drejtuesve të Partisë Demokratike që "asnjë drejtues në asnjë nivel partiak apo qeverisës të mos prononcohet publikisht apo jo publikisht për shkak te postit që ka në mbështetje të një kandidati të caktuar."

Mesazhi - porosi i Berishës është publikuar në faqen e Fb të kësaj partie dhe titullohet "Mesazh i kryetarit në detyre te PD, Prof. Dr Sali Berisha." Në të, Berisha shprehet se gara per kryetarin e PD nisi sot me shpalljen e kandidatures se pare. Ajo eshte e hapur per çdo anetar dhe anetare te PD qe deshiron te konkurroje per lider te Partise Demokratike."

Gjithashtu, kreu i demokratëve sqaron se "diten e enjte kryesia e PD do te mblidhet per vleresimin dhe shprehjen e mbeshtetjes se saj per kandidatin apo kandidaturat qe mendon se meritojne te mbeshteten prej saj zyrtarisht. Kjo nuk do te thote se jashte mbeshtetjes se kryesise se PD anetar apo anetare te PD mund te pengohen dhe nuk mund te konkurrojne per kryetar te Partise Demokratike. Dallimi i vetem eshte se ata nuk do jene kandidatura zyrtare te kryesise se PD."

Më poshtë, Berisha thekson se "dhashe doreheqjen nga detyra e kryetarit te PD dhe nuk bera asnje rekomandim per person te veçante per zevendesimin tim. Po keshtu me kryesine e PD vendosem qe ne zgjedhjen e kryetarit te ri pushteti te kaloje teresisht tek anetaret e PD dhe vota e tyre duke mos bere asnje rekomandim per asnje person te veçante por dhe duke mos penguar asnjeri te marre pjese ne kete gare. Prandaj ne respekt te pushtetit te votes se çdo anetari te PD kerkoj qe askush te mos perdore pushtetin partiak, publik administrativ qe ka ne mbeshtetje apo lobim te nje kandidati te veçante. Pra asnje drejtues ne asnje nivel partiak apo qeverises te mos prononcohet publikisht apo jo publikisht per shkak te postit qe ka ne mbeshtetje te nje kandidati te caktuar.  Ne kete proces çdonjeri prej nesh ka vetem nje vote. Por çdo drejtues ne çdo nivel partiak apo ne qeverisje ka te drejte te loboje publikisht per kandidatin e preferuar ose te bashkohet me stafin e tij vetem pasi ai ose ajo te kete dhene doreheqjen nga funksioni partiak apo publik qeverises qe mban."

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)