TIRANE- Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë e saj. Kreu i dorëhequr, Sali Berisha foli për një fillim të ri të PD-së si dhe për zgjedhjen e lidershipit të ri. Berisha tha se kreu i ri Demokratëve nuk do të zgjidhet nga kongresi i PD-së, por do të zgjidhet nga anëtarët e partisë.
“Një fillim i ri do bëhet i mundur nga grupi parlamentar i PD. Ky është grupi më i kualifikuar që PD ka patur. Ky grup nuk ka numrat më të mëdhënj, por ka njerezit që njohim me mirë qeverisjes, pasi ata janë njphësit më të thëllë të proceseve qeverisëse. Një grup më i kualifikuar për opozitën. Kjo kërkon që ditën e parë që ulen në atë karrige të besiojnë se janë avokatë të atyre që presin të shohin partinë e tyre fitimtare në betejën e radhës. Por fillimi do ishte i pamundur pa një lidership të ri. Ne kemi detyrën imediate të hapim procedurën e zgjedhjes së lidershipit të ri. Lideshipi i ri ka fatin të mos ketë historinë në shpinë, por historinë e PD, vizionin e saj, projektin, në këtë kontekst për këto shkaqe komplekse ai nuk mund të zgjidhet nga kongresi, por nga një antëar një votë. Për të gjithë anëtarët e PD , ta konsiderojnë këtë proces si një mision jetik për fillimin e ri të fuqishëm, të suksesshëm, të PD” tha Berisha.
/Shqiptarja.com