TIRANE - Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë e saj. Kreu i dorëhequr, Sali Berisha foli për një fillim të ri të PD-së si dhe për zgjedhjen e lidershipit të ri. Berisha tha se kreu i ri Demokratëve nuk do të zgjidhet nga kongresi i PD-së, por do të zgjidhet nga anëtarët e partisë.
“Një fillim i ri do bëhet i mundur nga grupi parlamentar i PD. Ky është grupi më i kualifikuar që PD ka patur. Ky grup nuk ka numrat më të mëdhënj, por ka njerëzit që njohim më mirë qeverisjen, pasi ata janë njohësit më të thëllë të proceseve qeverisëse. Një grup më i kualifikuar për opozitën. Kjo kërkon që ditën e parë që ulen në atë karrige të besojnë se janë avokatë të atyre që presin të shohin partinë e tyre fitimtare në betejën e radhës. Por fillimi do ishte i pamundur pa një lidership të ri. Ne kemi detyrën imediate të hapim procedurën e zgjedhjes së lidershipit të ri. Lideshipi i ri ka fatin të mos ketë historinë në shpinë, por trashëgiminë e PD, vizionin e saj, projektin, në këtë kontekst për këto shkaqe komplekse ai nuk mund të zgjidhet nga kongresi, por nga një anëtar një votë. Për të gjithë anëtarët e PD, ta konsiderojnë këtë proces si një mision jetik për fillimin e ri të fuqishëm, të suksesshëm, të PD”, tha Berisha.
Berisha tha se gara për kreun e ri të PD është e hapur, dhe kushdo nga strukturat e partisë mund të marrë pjesë në garë.
“Lidershipi i ri do të zgjedhë kryesinë e vet. Do t’ia paraqesë forumeve të PD, dhe ato kanë të drejtë të shtojnë vetë në listë. Në këtë mënyrë ecim të sigurtë drejt një fillimi të ri. Kreu i ri që vjen tani, vjen me vizione, nuk ka nevojë për histori, ka vetëm trashëgimi. Dhe ka nevojë për rrënjë të forta, sidomos kur zgjidhet nga kryesia. Do ta lë të jetë një garë e hapur, cilido nga strukturat e PD le të vijë të hyjë në garë, me kusht që të pranojë garën. Do të krijohet një komision që do bëjë formalitetet administrative të votimit. Në këtë mënyrë ne do të ecim drejt një fillimi të ri dhe të suksesshëm”, u shpreh Berisha.
Duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve, Berisha tha se “PD ka humbur betejën, por ka forca të mëdha për mbështetjen e alternativës për Shqipërinë, një vend i zhvilluar”.
BERISHA: PD DO GARANTOJË KUSHTE TË BARABARTA GARE PËR TË GJITHË
Pas mbledhjes së kryesisë së PD, për hapjen e procesit për zgjedhjen e lidershipit të ri të partisë, Berisha ka ritheksuar se procesi është i hapur për të gjithë. Berisha tha se përzgjodhi të mos bënte një rekomandin, duke i lënë rrugë të hapur çdo kandidimi.
“Është një proces kompleks, por në epiqendër është zgjedhja e lidershipit të ri, nuk e gjykova me vend të bëja një rekomnadion, çka mund ta bëja. Por ia lashë në dorë kryesisë së PD. Kanë të drejtë të paraqesin dokumentat deri të enjtën, çdo anëtar i PD. Ne disponojmë dokumenta të qarta të anëtarësisë, dhe ftojmë të votojnë e gjithë anëtarësia. Është një dakordësi e plotë që kandidatët të pranojnë rezultatin, dhe në një kohë të shkurtër ne do kemi një lidër të ri, femër apo mashkull, cilido që do votohet. Dhe ai do përzgjedhë kandidaturat për këshillin e ardhshëm. Edhe kjo që ne po bëjmë është e parashikuar në statut”, tha kreu i qeverisë.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, se mos kjo mënyrë votimi sjell përçarje brenda PD, Berisha tha se “Mendoj se PD del shumë e fuqishme nga ky proces, sidomos tani që lë pas historinë dhe ruan trashëgiminë. Dhe zgjedh një lider që do e pranojmë të gjithë. Ata që s’pranojnë rezultatin kanë probleme me veten e tyre, pasi PD do të garantojë kushte të barabarta për të gjithë”.
Berisha tha se periudha në të cilën pritet të emërohet kryetari i ri i PD, do të jetë fundi i korrikut, apo fillimi i gushtit, ndërsa theksoi se nuk do të ketë asnjë lloj kufizimi për kandidaturat.
BODE: JEMI TË GJITHË NË REFLEKTIM
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PD, ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se të gjithë anëtarët e kësaj force politike tashmë janë duke reflektuar lidhur me kandidimt e tyre për kreu e ri të PD.
“Këto janë zgjedhje të përgjithshme të të gjithë anëtarëve të PD. Gjithësecili në analizën e vet, qoftë për angazhimin e vet, qoftë për kontributin, analazion veten. Jemi të gjithë duke reflektuar dhe mendoj se do të jetë i duhuri për të kthyer PD në ditët e saj më të mira”, tha Bode.
KESHILLI KOMBETAR ZGJEDH NENKRYETARIN SI KREUN E KOMANDUAR
Statuti përcakton se sekretari i përgjithshëm komandon njërin nga nënkryetarët që të drejtojë. Statuti i Partisë Demokratike, nëse do të zbatohet nen për nen nuk lë asnjë hapësirë që në rast dorëheqje, ish-kryetarit të merret me procesin e organizimit të zgjedhjes së liderit të ri.
Duke parë me vëmendjen nenin 43 të statutit të përmirësuar të Partisë Demokratike, në pikën 2 të këtij neni e përjashton përfshirjen e ish-kryetarit në rastin konkret të Sali Berishës i cili ka dhënë dorëheqjen dy ditë më parë nga ky post dhe ngarkon me fuqi të plota Sekretarin e Përgjithshëm Ritvan Bode për t’u marrë me plotësimin e vakuumit në krye të PD.
Më konkretisht ai duhet të ngarkojë njërin nga dy nënkryetarët, përkatësisht Jozefina Topalli ose Astrit Patozi që të drejtojë partinë deri në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar për emrin e kryetarit të ri të PD. “Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre e zëvendëson kryetarin.
Në mungesë të këtij autorizimi(dorëheqje, etj), sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar që komandon nënkryetarin që do të drejtojë partinë deri në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar”, thuhet në pikën 2 të nenit 43 të Statutit të PDSH, përmes të cilit evidentohet tërë procesi i tranzicionit të drejtimit të PD nga momenti kur kryetari ka dhënë dorëheqjen nga posti e deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
Dhe në këtë rast, bëhet fjalë për dorëheqjen e kryetarit të PD Berisha, i cili tashmë nuk ka më tagër që të vetëvendosë për të qënë timonieri i partisë deri në nëntor kur ka shumë gjasa të mblidhet Kuvendi Kombëtar i kësaj partie.
Dhe nëse zbatohet kjo pikë e nenit 43 të Statutit të PD nga ana e kupolës blu, atëherë sekretari i përgjithshëm Bode do të duhet të zgjedhë mes dy nënkryetarëve, Jozefina Topalli e Astrit Patozi për ta komanduar atë në krye të PD deri sa të zgjidhet kreu i ri i kësaj partie.
Çka me shumë gjasa mund të ndërlikonte situatën në PD, kur është e hapur gara për postin e kreut të kësaj partie, pas dorëheqjes së dy ditëve më parë të Berishës nga të gjitha funksionet drejtuese të PS, duke marrë përgjegjësinë e humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit.
Lajmi në përditësim
Redaksia Online
(e.s/jm/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

“Dueli” Topalli-Basha dhe rikthimi