Gazetarja e Report Tv pyeti Kreun e Shtetit se pse nuk është dekretuar akoma kreu i ri i një institucioni mjaft të rëndësishëm të Sigurisë Kombëtare. Meta e cilësoi këtë një vendim të rëndësishëm, që sipas tij, kërkon kohë.
“Do kemi në konsideratë një vendimmarrje të tillë të rëndësishme, e cila kërkon kohë. Presidenti duhet të jetë i bindur se një vendimmarrje përfundimtare siguron një institucion kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare”, tha Meta.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama propozoi Helidon Bendon në krye të SHISH, pas dorëheqjes së Visho Ajazit, në fund të muajit tetor, një propozim që vijon të mos marrë pëlqimin e Presidentit.
d.c./shqiptarja.com