Kim takim për një orë në Kryeministri me Ramën, Peleshin dhe Kingjin: Mezi presim “Defender Europe 2023

Kim takim për një orë në Kryeministri me Ramën, Peleshin dhe Kingjin: Mezi presim “Defender Europe 2023

TIRANË- Njësia e forcave speciale amerikane për Ballkanin që është instaluar me bazë të përhershme në Shqipëri, është një ngjarje që e shënjon vitin 2022 në marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Shteteve të bashkuara të Amerikës. Ambasadorja Yuri Kim takoi këtë të premte në kryeministri, shefin e qeverisë Edi Rama dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, në prani të gjeneral Arben Kingjit.

“Një takim produktiv këtë mëngjes për të shqyrtuar progresin historik për të forcuar bashkëpunimin në mbrojtje”, shkruan Kim në rrjetet sociale.

Për 2023-shin thekson Kim, zhvillim i rëndësishëm mbetet “Defender Europe”, pas suksesit të stërvitjes ushtarake që për herë të parë u bë në Shqipëri në vitin 2021. Ambasadorja thekson se do të vijojë mbështetja e SHBA-ve për trajnime dhe pajisje që të plotësojë nevojat e Shqipërisë.

“Jemi krenarë që jemi gjithmonë krah për krah”, shkruan Kim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 16/12/2022 11:34

    Amerika duhet te ateroj aeroplanin në Rinas ose Gjader/Kuçove dhe kapë kupolen mafioze politike e shteterore dhe tu bej gjyqin ne Hage bashke me ashimin ose ne Amerike. Mbi 70% e popullit mezi e pret kete furtune te ligjit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja