Kreu i senatit çek-Metës: Mbështetje
Shqipërisë për çeljen e negociatave

Kreu i senatit çek-Metës: Mbështetje<br />Shqipërisë për çeljen e negociatave<br>
Çekia si një vend anëtar i Bashkimit Europian mbështet çeljen e negociatave me Shqipërinë. Kështu ka deklaruar sot në Tiranë gjatë një takimi me Presidentin Ilir Meta, kryetari i Senatit të Republikës Çeke, Milan Štěch. 

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e miqësore që ekzistojnë midis dy vendeve, si dhe tendencën në rritje të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, veçanërisht në fushën e turizmit. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen konstante që Republika Çeke i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian, si dhe për mbështetjen e qartë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Duke vlerësuar praninë e përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave dhe të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë në delegacionin çek, Presidenti Meta nënvizoi se, është shumë e rëndësishme që intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik e tregtar, të shoqërohet edhe me rritjen e shkëmbimeve akademike e studentore.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu besimin se pala çeke do t’i hapte shumë shpejt rrugën ngritjes në nivel Ambasadori të marrëdhënieve diplomatike midis Republikës Çeke dhe Kosovës. Štěch e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen e Republikës Çeke në funksion të çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe nxitjen e mëtejshme të sipërmarrësve çekë për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024