Kreu i SHISH nuk ka pasur
asnjëherë çertifikatë sigurie

TIRANE- Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror nuk e ka pasur kurrë një çertifikatë sigurie të nivelit të lartë, e cila është e domosdoshme për të ushtruar këtë funksion.

Ndërkohë, që 2 vjet nga emerimi si kreu i SHISH Visho Ajazi Lika deklaroi dje se i ka përfunduar në 24 shkurt të këtij viti çertifikata e sigurisë.

Por nëse çertifikata e nivelit të lartë , mbahet për një periudhe 3 vjecare ,kreut të SHISH duhet t’i përfundonte një e tillë në shkurt të 2015 , kur ai është emëruar në krye të këtij insitucioni në shkurt të vitit 2012 .

Ose Visho Ajazi ka ushtruar funksionin e SHISH prej 2 vjetësh me certifikatën e nivelit të dytë në shkelje me ligjin ose Ajazi nuk ka thënë "të vërtetën" në komisionin e sigurisë në lidhje me certifikatën e tij të sigurisë. Kjo pasi për të pasur të drejtë informimi në informacionet tepër sekrete , kreu i SHISH, duhet të disponojë nivelin më të lartë të certifikatës së sigurisë.

Ka tre nivele sigurie, e para me një afat 7 vjecar që lejon marrjen e informacionit të klasifikuar, e dyta me nje mandat 5 vjeçar që lejon akses në dokumenta sekrete dhe e treta 3 vjecar që lejon akses në dokumtna tepër sekrete.

Visho Ajazi duhet të dispononte që nga ardhja e tij në krye të SHISH në Shkurt 2012, këtë të fundit. Por periushat nuk përputhen kur certifiakatën e nivelit të dytë , Ajazi e mori në vitin 2009, per shkak të pozicionin të ri si zv,ministër i Inovacionit. Nëse sipas ligjit, duhet të kalojnë 5 vjet për tu pajisur me certifkatën e nivelit të lartë, kjo do të thotë se ky afat përfundon në vitin 2014, pra tani.

Por Visho Ajazi u emërua në krye të SHISH në shkurt te vitit. Si ka mundësi një emërim i tillë, me certifikatë sigurie të nivelit të dytë ? A duhej Visho Ajazi të pajisej me certifkatën e nivelit me të lartë që në shkurt të 2012? A lindin dyshimet se emërimi i tij është "nul" dhe në shkelje të plotë të ligjit? Në 2 vjet në këtë funksion a i lind e drejta kryeministrit të rishikojë pozicionin e tij në krye të shërbimit informativ shtetëror? Por paligjshmëria vijon kur Visho Ajazi vijon të mbajë 2 shtetësi si qytetar i Kanadasë dhe i Shqipërisë.

Ajazi duhet të hiqte dorë nga një benefit i tillë para se të pranonte pozicionin si kreu i SHISH .Ligji për dhënien e certifikatës së sigurisë të personave përpara se ato të njihen me informacionin e klasifikuar sekret shtetëror parashikon në pikën 5 të saj, që qeveria shqiptare duhet të bënte më parë verifiimin paraprak për pastërtine e figurës së tij . Në këtë rast një kërkesë e tillë nuk është bërë asnjëherë nga ish kryeministri Berisha . Në pikën 5 thuhet “ Institucionet shtetërore, që kryejnë verifikimin e pastërtisë, dërgojnë, me shkrim, në DSIK, brenda afateve të caktuara, informacionin e kërkuar dhe rezultatet e shqyrtimit e të verifikimit të pastërtisë, për pajisjen me “Certifikatë sigurie”.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis