"Kreu i SHISH para drejtësisë
U përgjuan dhe ambasadorë "

TIRANE - Pas zërave të fundit se Sherbimi Informativ Shtetor ka përgjuar kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvednit Ilir Meta, si dhe deputetë të Kuvendit, ish-presidenti Bamir Topi shkon edhe më tej.

I ftuar në A1 Report, Bamir Topi, ndërsa tha me plot gojë se është përgjuar dhe ai vet në kohën kur ishte President i Republikës, theksoi se SHISH ka përgjuar dhe trupin diplomatik në Shqipëri. Për Bamir Topin kjo situatë nuk zgjidhet duke larguar kreun e SHISHVisho Ajazi Lika, por ai duhet të dalë para drejtësisë.   
 
“Unë jam përgjuar dhe kur kam qënë President Republike. Kjo është çështje e disa njerëzve që vinë nga regjimi komunist, të sëmurë psiqikisht. Këtë e bëjnë për bashkëpunëtorët e tyre. Edhe unë kam dëgjuar në lidhje me këtë çështjen e përgjimeve, dhe të asa aparature që është përdorur. Kjo është një aventurë do t’iu kushtojë shumë rëndë këtyre njerëzve që kanë bërë të tilla gjëra. Këtu përgjohesh në detyrë, e detyrë si President i Republikës, përgjohesh nga njësitë e paligjshme, nuk besoj se ka krim më të rëndë. Disa prej tyre që aludohet se janë përfshirë në këtë skemë sot janë në politikë. Ata që janë të papërlyer, sot duhet të diskutojnë për këtë çështje, sepse jemi një vend i NATO-s. Kanë dalë fjalë se janë përgjuar dhe ambasadorët. Ai që ka shkelur ligjin duhet të dalë para drejtësisë. Kjo është një tradhëti kombëtare, të merresh me spiunime dhe kur nuk dihet as për kë. Këtu kanë ndodhur dhe histori të tjerë, që kanë lidhje me çështje ekonomie dhe për sigurinë kombëtare”, deklaroi Topi, në studion e A1 Report.
 
bamir topi















I pyetur për zhvillimet e fundit politike si dhe incidentin në Kuvend, Topi tha se prokuroria po bën detyrën. “Prokuroria po bën detyrën, ka një metamorfozë në  sensin pozitiv. Prokuroria guxon të godas aty ku dikur e kishte të pamunudur dhe klima politike po e lejon që prokuroria të bëjë punën e saj. Më parë ka qënë një kryeministër dhe një qeveri që ka frenuar dhe penguar punës së prokurorisë. Në 21 janar, prokuroria u pnegua në mënyrë të dhunshme në realizimin e detyrës së saj. Tani jemi në momente normaliteti të punës së prokurorisë. Unë inkurajoj institucionin e prokurorisë”, deklaroi ish-presidenti.
 
bamir topi

Topi tha se ngjarja që ndodhi në Parlament ( përplasja fizike mes deputetëve) është si rezultat i sistemit të ndërtuar. “Nëse sot  flasim për një ngarje në Parlament të cilën e dënoj, është bërë si një ritual në Parlament. Në vend që Parlamenti të vijë duke u rritur në kualitet ai po vjen duke u ulur.  Çdo gjë që ka ardhur, ka ardhur si pasojë e një ndërtimi procesi zgjedhor jo të mirë. Nga ai Parlament që është sot mund të presësh shumë ngjarje të tilla.  Nuk është faji i atyre që janë atje, por atyre që e kanë ndërtuar sistemin, ndërsa kanë futur njerëz jo intelektualë”, deklaroi Bamir Topi në studion e A1 Report.
 

Sa i përket reformës në drejtësi, ish-presidenti apeloi që ajo të mos bëhet duke përfshirë interesat politike. Ndërkohë ai theksoi se opozita duhet të jetë pjesë e Kuvendit për të diskutuar për reformat që vendi ka nevojë.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri