Kreu i SHISH: Shpërthimet
e tritolit na kapën në befasi

TIRANE - Mazhoranca dhe opozita vazhdojnë të mbajnë qëndrime të kundërta në lidhje me informacionet e përcjella nga ky shërbim për agjensitë ligjzbatuese në shqipër dhe pas raportimit prej 4 orë të kreut të këtij shërbimi në komisionin e sigurisë kombëtare.

Burime për A1 Report konfrimuan se vetë, Visho Ajazi Lika ka pranuar gjatë raportimin në komisionin e sigurisë se institucioni që ai drejton është gjetur në befasi në rastet e shpërthimeve të tritolit duke mos zbuluar në kohë informacione që do ti shërbenin policisë për të arrestuar autorë e parandaluar ngjarje.

Deputeti i opozitës anëtar i komisionit të Sigurisë Kombëtare deklarojnë se raportimi nga Lika nxori në pah shqetësimet e mazhorancës, ndërsa për ish-ministrin Noka nga ky shërbim janë përcjellë mbi 300 informacione për bandat e tritolit.
 
Dhe pas raportimit të kreut të shërbimit informativ shtetëror në komisionin e sigurisë kombëtarë, mazhoranca dhe opozita qëndrojnë në kahe të kundërta me deklarimet e tyre në lidhje me shkëmbimin e informacioneve nga ky shërbim dhe agjensive ligjzbatuese në shqipëri.
 
Përfaqësuesi i mazhorancës anëtar në komisionin e sigurisë kombëtare z.Pirro Lutaj deklaron se nga raportimi i kreut të SHISH, Visho Ajzai Lika dolën në pah një sërë problemesh, ndërsa për ish-Ministrin e Brendshëm, Flamur Noka ky shërbim ka dhënë 317 informacione në lidhje me situatën e tritolit.

ORA 16:50 BRAHO: NESËR VENDOSIM PËR KONTROLLIN PARLAMENTAR TË SHISH
Kreu i Komisioni të Sigurisë, Spartak Braho ka folur pas raportimit të kreut të SHISH, Visho Ajazi. Braho ka deklaruar se, nesër komisioni do të mblidhet për të vendosur në lidhje me komisionin hetimor parlamentar për Shërbimin Informativ Shtetëro.
 
“Dua të konfirmoj se nesër komisioni do të shqyrtojë dhe vendosë për kontrollin parlamentar të SHISH-it nga një grup deputetësh që do të caktojë komisioni”, tha Braho. Sipas tij, “prononcimi spekulativ dhe shpifës i deputeti Flamur Noka në media jo vetëm nuk është etik dhe serioz por dhe në shkelje të ligjit për sekretin shtetëror”.
 
Braho tha se, ky raportim ishte i domosdoshëm dhe ka prekur problematikën e SHISH. “Dua të nënvizoj faktin që ishte një raportim i domosdoshëm dhe i planifikuar nga komisioni i Sigurisë Kombëtare që preku tërë aktivitetin dhe problematiken e këtij organi që lidhet me sigurinë kombëtare ndaj dhe për vetë rëndësinë dhe karakterin sekret dhe detyrimit ligjor të ketij raportimi u vendos që ky të jetë me dyer të mbyllura dhe pa informacion për çështjet e diskutuara”, ka theksuar Braho gjatë fjalës së tij.

ORA 16:11 RAMA: RAPORTI I KREU TË SHISH ËSHTË SEKRET
Duke folur për median, deputeti i LSI-së, Luan Rama tha se, “diskutimi për këtë çështje është sekret”. “Respektoj detyrimin ligjor që një çështje me tematike që përbëjnë sekret shtetëror nuk i bëj publike në media”, theksoi Rama.
Sipas tij, “mazhoranca dhe Kuvendi është duke e ushtruar kontrollin në Shërbim pasi edhe diskutimi i sotëm është plotësim i detyrave të Kuvendit”.
 
ORA 16:14 LUTAJ: JO GJITHÇKA SHKON MIRE NE SHËRBIM
Ndërsa deputeti i PS-së, Pirro Lutaj tha se, gjatë raportimit të Visho Ajazit u pa që në shërbim jo gjithçka shkon mirë. “Shleu detyrimin që kishte për komisionin. Më së fundi u pajis me deklatatë sigurie. Gjatë raportimit në komision dolën edhe problemet dhe në Shërbim nuk shkon gjithçka mirë”, deklaroi Lutaj.
 
ORA 16:18 NOKA: SOT MINISTRI I BRENDSHEM DOLI GENJESHTAR
Deputeti demokrat, Flamur Noka deklaroi se, në raportimin e kreut të shërbimit u pa se, ministri i Brendshëm ka gënjyer sepse janë 317 informacione që SHISH i ka kaluar policisë për tritolin.
“U paraqit perfomanca e shërbimit për punën e vitit të kaluar. Komisioni ishte shumë i kënaqur me punën e shërbimit. Ajo që është më e rëndësishme është që ky raportim nxorri të palarat dhe gënjeshtrat” tha Noka. Sipas tij, “sot Ministri i Brendshëm doli gënjeshtar për akuzat që ka bërë. Janë 317 informacione që ka dhënë vetëm për këtë periudhë dhe 37 në parë që merren me trafiqe ilegale tritoli dhe armësh”.
 
AJAZI: SULMET NDAJ SHISH PO CENOJNE SIGURINE KOMBETARE
Përballë akuzave të vazhdueshme të mazhorancës për mungesë bashkëpunimi në dhënien e informacioneve për cështje të sigurisë kombëtare, Visho Ajazi Lika mësohet të jetë shprehur se shkëmbimi i informacioneve në vitin 2013 është më i lartë në vitin 2012.

Duke vazhduar raportimit në Komisioni në Sigurisë në Kuvend, kreu i SHISH, Visho Ajazi ka folur edhe për shpërthimet me eksploziv gjatë muajit Janar 2014. Ajazi tha se, Shërbimi Informativ Shtetëror ka përcjellë informacione për policinë.
 
“Është përcjell informacion nga SHISH në drejtim të policisë dhe Ministrisë së Brendshme. Në lidhje me këto informacione është zbatuar legjislacioni për punën operative të shërbimit”, ka thënë Ajazi.
 
Kreu i SHISH, ka deklaruar se, “aludimet për përgjime nga ana e SHISH janë të pabaza”. Ai ka shpjeguar se, “për përgjimin e një shtetasi, duhet miratimi nga Kryeprokurori”
 
Ndërkaq, Ajazi ka deklaruar se, “Shqipëria nuk disponon radarë që interceptojnë mjete fluturuese nën 3 mijë metra në hapësirën ajrore të vendit”.

Kreu i SHISH po raporton në mbledhjen e cila zhvillohet me dyer të mbyllura. Visho Ajazi raporton jo vetëm në lidhje me punën e institucionit që ai drejton, bashkëpunimin e SHISH me Ministrinë e Punëve të Brendshme sa i përket veçantërisht informacioneve për shpërthimet me tritol, por  edhe me emërimet në këtë institucion.

Raportimi i kryetarit të SHISH, është shtyrë për disa javë për shkak se Visho Ajazit i mungonte certifikata e sigurisë për të diskutuar mbi informacion të klasifikuar në Komisionin e Sigurisë

Mazhoranca ka akuzar SHISH se nuk ka bashkëpunuar në dhënien e informacioneve të kërkuara prej saj për cështje të sigurisë në vend, madje është kërkuar që të ngrihet një grup për të kontrolluar këtë institucion.

Redaksia Online
(ac/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas