Kreu i sindikatës: Të vlerësohen mjekët financiarisht! Piku i rasteve me COVID në nëntor por kemi rrugë të gjatë përpara (VIDEO)

Kreu i sindikatës së mjekëve, doktor Gent Stroni thotë se edhe mjekët e familjes duhet të trajtohen financiarisht pasi ata po trajtojnë qytetarë të prekur nga COVID-19. Kjo kërkesë thotë Stroni vlen dhe për mjekët e spitaleve rajonale.

"Unë do thoja që trajtimi është shumëplanësh duke përfshirë këtu që nga mënyra e mbrojtjes së tyre, ngritja profesionale nëpërmjet disa trajnimeve që ata duan të bëjnë. Është logjike që një person i cili tashmë në këtë luftë po gjendet me vështirësi për ta bërë punën ashtu siç duhet por dhe me rrezik për jetën, sigurisht që faktori financiar duhet trajtuar patjetër" - tha Stroni.

Mjeku Infeksionist Gent Stroni thotë se pavarësisht uljes së rasteve pozitivë gjatë ditëve të fundit nuk duhet ulur vigjilenca e qytetarëve pasi pandemia do të na shoqërojë për një kohë të gjatë.

"Kemi një ulje të rasteve të zbuluara por edhe rasteve që janë në spitale që po paraqiten, janë më të pakët gjatë periudhës së nëntorit. Mbase kjo vjen dhe si pasojë e saturimit të numrave ose kalimit të atij pikut të famshëm. Rënia e këtyre numrave nuk duhet të na ulë vigjilencën dhe të themi se ka kaluar çdo gjë. Jemi akoma në mes të rrugës dhe besoj se do të kemi rrugë të gjatë për të bërë sëbashku me COVID-in" - tha Stroni.

Mjeku gjithashtu këshillon qytetarët që të mos e përdorin në banesë oksigjenin pasi është i rrezikshëm dhe në rastet kur gjendja përkeqësohet duhet t'i drejtoheni spitaleve.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dr. Kimikja dhe Bablok Skenderbeu: 21/12/2020 19:28

    Ministresha kimiste dhe babloku i saj do i shperblejne mjeket kur te vdesin gjysma e tyre dhe trecereku i shqiptareve...! Deri atehere do shohin per ndonje koncension, per te mbyllur ndonje laborator shteteror, per te bere ndonje tender sekret dhe per tu tallur akoma me shtetrrethime qe nuk vlejne per kriminelet pasi atyre nuk ju mbyllen lokalet, nuk ndalohen ne rruge dhe as kontrollohen...!

    Përgjigju
  • Altin: 21/12/2020 19:18

    Doktor je i mrekullueshem. te falenderojme per ndihmen dhe trajtimin shume human. Mbaresi ne cdo gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë