Kuvend/ Dumani: Portet shqiptare s’janë të preferuarit për trafikun e kokainës nga Amerika Latine, por janë ato në Gjermani, Holandë e Belgjikë

Portet shqiptare nuk janë të preferuara për trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine. Kështu deklaroi në Kuvend kreu i SPAK, i cili tha se portet e preferuara janë ato në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe madje edhe nga vendet nordike.

‘Që krimi i organizuar shqiptar është ndër më të sofistikuarit, e kemi pranuar ne dhe e kanë pranuar agjencitë partnere të zbatimit të ligjit. Por, hetimet tona tregojnë që grupet shqiptare janë në kontakt të drejtpërdrejtë me kartelet e kokainës atje ku prodhohet. Portet e preferuara nuk janë ato shqiptare, janë ato të Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, Italisë tashme dhe porteve e vendeve nordike. Grupet kriminale shqiptare synojnë direkt transportimin nga vendet e Amerikës Latine në portet evropiane, atje ku është edhe konsumi  i madh i kokainës. Nuk mund të përgjigjem, por në raport gjeni të dhëna që SPAK ka vendosur kontakte me të gjitha shtete e Amerikës Latine. Kemi kontakte me agjencitë homologe dhe kemi komunikime me ta. Kjo është një gjë e mirë.’- u shpreh Dumani.

Sa i takon përfundimit të mandatit Dumani tha se nuk janë të kushtëzuar në veprimtarinë e tyre.

Alizoti: A do të arrini dot ju ti garantoni shqiptarëve drejtësinë kur edhe vetë ripërtëritja e mandatit tuja varet nga mazhoranca.

Dumani: Nuk jemi të kushtëzuar në veprimtarinë tonë, na u zgjat mandati s’na ul zgjat mandati. Mjafton 9 vjet edhe për t’i shërbyer institucionit dhe është nder në këtë rast.


Lajmi kryesor:

Dumani në Kuvend: Hetimet për inceneratorin e Tiranës, komplekse! I përgjigjet Bardhit për 'Xibrakën': S'marr SMS nga Rama! PD në sulm për Berishën


M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë