Kreu i SPAK, Klodjan Braho dhe dy shefat e seksioneve për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Dorina Bejko dhe Vladimir Mara, ndodhen në SHBA për një vizitë disa ditore.
Sipas burimeve bëhet e ditur se prokurorët e posaçëm janë ftuar për të zhvilluar disa takime të niveleve të ndyshme në SHBA me zyrtarët amerikanë.
Kjo është vizita e parë e Brahos në SHBA, pasi është zgjedhur në krye të SPAK. Lufta kundër krimit të organizuar dhe në veçanti trafikut të kokainës është një nga prioritetet e SHBA-ve.
Në këtë drejtim SPAK ka bërë disa goditje, por SHBA ka pritshmëri më të mëdha në luftën kundër krimit nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Kjo vizitë vjen pas kontakteve dhe vizitave të mëparshme zyrtare të ish-drejtuesit të SPAK, Altin Dumanit, në Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë shërbyer për forcimin e bashkëpunimit me partnerët amerikanë.
Komente












Një lajm që i duhet lexuesve, bravo per njoftimin se ku po udheton skraparlliu me Dorinen dhe Vladin. Kush i paguan avionin dhe hotelin? Po te Mc Donalds, kush do ia paguaje vaktet? Po butiket qe do vizitoje Dorina per garderoben personale, se nuk ehste se do shkoje nje here ne muaj ne USA. Lajmi eshte i dobishem. Ju faleminderit.
PërgjigjuAmerika nuk eshte me ajo qe ka qene.Nuk keni cfare te mesoni me atje
Përgjigju