TORONTO- Kryetari i Torontos, Rob Ford pasi ka pranuar publikisht se është i varur nga pijet alkoolike por edhe të drogës, do të marrë pushim dhe do të kërkojë ndihmë të specializuar.

Personi që ka marrë përsipër shërimin e tij, ka treguar për “Reuters” se klienti i tij, kryetari i Torontos, qyteti më i madh i Kanadasë, kishte probleme me abuzimin e lëndëve dhe për këtë arsyje ai do të shkëputet nga detyra e tij si kryetar bashkie.
 
Më parë, një gazetë kanadeze ka publikuar një video ku e tregonte kryetarin duke marr drogë.

Ford ka fituar famë globale pasi ka deklaruar se ai është pro legalizimit të marijuanës.

"Unë kam një problem me alkoolin dhe zgjidhjet që kam marrë nën ndikimin e alkoolit. Kam luftuar me për disa kohë”, ka thënë ai.
 
"Kam provuar të zgjidh këtë problem vitin e kaluar. Unë e di se kam nevoj për trajtim profesional dhe tani jam 100 për qind i angazhuar për të marrë veten time. Unë e dua popullin e Torontos dhe shpresoj të qëndroj me mua”, është shprehur ai.

Në fillim të muajit maj të vitit të kaluar mediat kanadeze shkruanin se kreu i Totontos ishte përdorues i kokainës. Ai filimisht e kishte mohuar këtë fakt, por në muajin nëntor pranoi se merrte substanca narkotike.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)