Kreu PS: Ina Rama s'është
Silvia Konti kur na interson

Kreu PS: Ina Rama s'është<br />Silvia Konti kur na interson
TIRANE- Grupi parlementar i Partisë Socialiste deklaroi votën pro për heqjen e mandateve të tre deputetëve socialistë, Taulant Ballaj, Besnik Baraj, Tom Doshi në seancën parlamentare të së enjtes. 

Tre deputetët do të hetohen nga prokuroria lidhur me rolin e tyre në protestën e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 demonstrues.

Në respekt të Shqipërisë, institucioneve të pavarura ne do të votojmë pro, bashkë dhe me 3 deputetët, për heqjen e imuniteteve, seancën e së enjtes. Vënia e tyre me vullnet të lirë e të plotë në dispozicon të prokurorisë e nderon PS dhe këtë grup parlamentar. - tha kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në fjalën e tij mbajtur pak më parë në mbledhjen e grupit PS.

KREU PS: MBESHTESIM PA ASNJE KUSHT INA RAMEN  
Kryetari i PS-së deklaroi mbështetjen e plotë ndaj kryeprokurores në lidhje me hetimet, ndërsa akuzoi kryeministrin se përditë orkestron sulmet ndaj Ina Ramës, çka minon ndërtimin e shtetit të së drejtës.

“Mbështesim pa asnjë lëkundje e kusht hetimin dhe vetë prokuroren e cila gjendet nën presionin barbar të pushtetit përballë provave të gozhduara... Ina Rama nuk është Silvia Konti kur na interson, e lavire kur s’na intereson, por Prokurorja e Republikës dhe mbështetja e saj është në interes të vendit, dhe mbi çdo interes partiak e vetjak."- nënvizoi kryesocialisti.

RAMA: BERISHA SYNON TË VËRË NËN KOTROLL SHISH E PROKURORINË
Sipas Ramës, qëndrimi politik i PS-së për zbardhjen e plotë ka të bëjë me interesin e Shqipërisë në përpjekje për të ndërtuar shtetin e së drejtës dhe “nuk mund ta çojmë përpara pa ndihmën e ndërkombëtarëve” – nënvizoi Rama, duke shtuar se qëndrimet e Berishës minojnë ndërtimin e shtetit të së drejtës.

“Berisha ka shfaqur haptas qëllimet për të vënë nën kontroll SHISH, prokurorinë. Madje ka kërcënuar se pas kësaj do të hetojë dhe Presidentin, e kryeprokuroren. BE smund të pranojë një vend që udhëhiqet nga një qeveri që shkon kaq larg në cënimin e vlerave të demokracisë. Ne jemi angazhuar qartë për funksionimin e shtetit të së drejtës, cmontimin e korrupsionit”- nënvizoi Rama

"Qëndrimi politik i PS-së për zbardhjen e plotë ka të bëjë me interesin e Shqipërisë në përpjekje për të ndërtuar shtetin e së drejtës- tha Rama duke nënvizuar se- nuk  mund ta çojmë përpara pa ndihmën e ndërkombëtarëve”,ndërsa  qëndrimet e Berishës, sipas tij, "minojnë ndërtimin e këtij shteti".

“Berisha ka shfaqur haptas qëllimet për të vënë nën kontroll SHISH, prokurorinë. Madje ka kërcënuar se pas kësaj do të hetojë dhe Presidentin, e kryeprokuroren”- theksoi lideri i PS-së.

RAMA: ZBARDHJA E 21 JANARIT KUSHT PER MARRJEN E STATUSIT
Ai falenderoi SHBA dhe ambasadorin Arvizu për mbështetjen që i dha hetimeve në zbardhjen e 21 janarit.

“Vrasjet po zbardhen njëra pas tjetrës mbi prova të padiskutueshme, ashtu siç po zbardhen dhe lidhjet mes krimit dhe vullnetit për të fshirë gjurmët në Këshillin e Minsitrave.”- tha Rama duke e cilësuar zbardhjen e vrasjeve si një kusht i domosdoshëm për integrimin dhe mos humbjen e shansit të tretë të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE.

“Kushtetuta nuk mund të shkelet duke vrarë njerëz. Tragjedia e 21 janarit duhet zbardhur e ndëshkuar pa humbur kohë. Pas ca muajsh Shqipërisë i vjen radha të kryesojë KE-në. Do ishte e tejet e vështirë nëse nuk janë zbardhur vrasjet. Si dhe të mos harrohet se kemi dështuar 2 herë në marrjen e statusit, dhe rrezikohet kjo e treta nëse do të gjendeshim me 21 janarin e pandëshkuar”
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse