Përbindëshat misteriozë të thellësive detare u kapën nga një peshkatar në veri-perëndim të Rusisë, në një zonë të cilën shkencëtarët e përshkruajnë si “zonë fundore” e oqeanit.
Roman Fyodorov është bërë tepër i njohur në internet për shkak të peshqve të rrallë që kanë përfunduar në rrjetat e tij.
Koleksionit të tij me foto që publikon shpesh në rrjetet sociale, i është shtuar së fundmi një krijesë e çuditshme që ngjason pak me peshkaqenin, me sy të kuq, të cilin peshkatari e ka quajtur “peshku zombie”.
[gallery]25622[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com