BEOGRADI- Serbia ka paralajmëruar krijimin e një strategjie të re, e cila do të jetë bazë për bisedimet e ardhshme me Kosovën.
Si kundërpërgjigje ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për krijimin e Forcave të Armatosura, si dhe transformimin e mandatit të EULEX-it që pritet të ndodhë në qershor, zyrtarë të Beogradit kanë thënë se këto çështje tejkalojnë Marrëveshjen e Brukselit, duke paralajmëruar ngritjen e këtyre temave në Bruksel.
Ky pozicion i shtetit serb mund të konfirmohet përmes një rezolute në Kuvendin e Serbisë.
Por, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë mohuar kategorikisht diskutimet me Serbinë për FAK-un dhe për mandatin e EULEX-it.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
(ESH
/Shqiptarja.com